Ka vdekur, në Austri, veprimtari, Haki Hamit Qeriqi, varrimi i tij bëhet sot në orën 14.00 në varrezat e Ferizajt

Në moshë 70-vjeçare ka vdekur veprimtari e poeti, Haki Hamit Qeriqi

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur, në Austri, Haki Hamit Qeriqi, veprimtar,  poet, përkrahës e ndihmëtar i luftës së UÇK-së.

Haki Qeriqi ka lindur në Krojmir, të Drenicës në vitin 1948.

Shkollën e mesme të Tregtisë e ka mbaruar në Ferizaj.

Në vitin 1984, meqë UDB-ja i bie në gjurmë veprimtarisë së tij ilegale ai largohet nga Kosova dhe me krejt familjen vendoset në Austri, ku ka jetuar prej asaj kohe e deri në vdekje.

Në vitet 90-të të shekullit të kaluar, ka ndihmuar arsimin shqip në Kosovë me mjete shkollore të tubuara nga ai vetë dhe nga mërgimtarët. Ka qenë anëtar i Fondit të “Tre-përqindëshit”

Qysh herët ka filluar të shkruajë poezi.

Ka nxjerrë në dritë përmbledhjet poetike: Malli i mërgimtarit dhe Meditime poetike.

Ka lënë në dorëshkrim poezi dhe tregime të temave të ndryshme.

Ka vepruar në kundër të Fondit,  “Vendlindja thërret” për Austri dhe ka ndihmuar luftën e UÇK-së.

Pas luftës ka ndihmuar edhe Radion-Kosova e Lirë.

Haki Qeriqi ka qenë një veprimtar i dalluar i afërt me njerëz, solidar dhe shumë komunikues.

 

Vdekja e mërgimtarit, (poezi në dorëshkrim)

 

Netët e gjata më bëhen vite,

Dhembjeve nuk u përballoj dot,

në kokë më vlojnë lloj-lloj mendime,

e vetes qare nuk po i gjej…

 

Ditët vinë duke u shkurtuar

E sëmundja zemrën ma ngacmon,

Netët vijë duke u zgjatur

Dhembja shpirtin ma dërmon…

 

 

Amanet Kosovën

 

Nuk kam për t’iu lënë  pasuri,

Por Kosovën po ua lë amanet,

Të luftoni të gjithë për liri,

për bashkimin me një shtet!

 

Mos e harroni vendlindjen

As nderin tonë kombëtar,

Mos e harroni atdheun,

Atdheun tonë shqiptar!

 

Nderoni martirët,

Dhe ata që luftuan për liri,

Gjithnjë nderoni Atdheun,

Dhe Flamurin Kuq e zi!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …