leoni

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ku përveç pjesës ceremoniale do të ketë edhe raportime nga ministrat e Qeverisë së Kosovës. Sipas agjendës fjalë hyrëse do të mbaj Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovë, Trina Hoti; përfaqësuese e fëmijëve, Nataliya Apostolova, kryesuese e zyrës së BE-ë në Kosovë, Duda Balje; kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, Mexhide Mjaku, kryetare e Grupit të grave deputete, Murat Sahin; kryesues i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Ahmet Kryeziu; drejtor i zyrës së Save the Children në Kosovë. Gjithashtu gjatë shënimit të kësaj dite do të raportojnë Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Uran Ismajli; ministër i Shëndetësisë, Skender Reçica; ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ekrem Mustafa; ministër i Punëve të Brendshme, Abelard Tahiri; ministër i Drejtësisë, Habit Hajredini; drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Mentor Borovci; drejtor i Zyrës ligjore/ Zyra e Kryeministrit (ZL/ZQM). Pas raportimeve do të ketë edhe diskutim të hapur.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …