Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur testi kualifikues për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore. 146 kandidatë i janë nënshtruar këtij testi, i cili po mbahet për të tretën herë. Testi kualifikues është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe testin me shkrim dhe intervistat, të cilat i organizon Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve në modele të ngjashme të rekrutimit. Ky test është mbikëqyrur nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj. Në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ndërsa aplikimi i kandidatëve është realizuar përmes sistemit online.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …