leoni

Nicholas Kristof: A duhet fajësuar islamin për sulmin ndaj Charlie Hebdo në Paris?

Gazeta satirike franceze “Sharli Hebdo” rreth vetes mbledh njerëz të të gjitha besimeve dhe formimeve kulturore.Një nga karikaturat, nxori një letër tualetit me mbishkrimet “Bibla”, “Torah” dhe “Kurani” dhe një sqarim: “Në tualet, të gjitha religjionet.”

Kur sulmuesit e maskuar dhe me AK-47 në duar, iu sulen zyrës së sharli Hebdo-s, duke lënë të vrarë 12 persona, në sulmin më të egër terrorist që ka parë toka franceze prej dekadash, shumë prej nesh, menjëherë supozuam se autorët e krimit nuk do të kenë qenë të krishterë apo hebrenj por me shumë gjasë ekstremistë islamik.

Të krishterët, hebrenjtë apo dhe ateistët të lemerisur nga ngjarja, shfryen frustrimin e tyre në Facebook dhe Twitter. Edhe pse, ende nuk e dimë, se kush janë në të vërtetë sulmuesit, pandehemi se edhe kësaj radhe ekstremistët islamikë, shprehën pakënaqësitë e tyre nëpërmjet plumbash.

 

Shumë pyesin, a ka diçka të pandreqshme te islami që shpien në dhunë, terrorizëm dhe nënshtrim të gruas? Kjo pyetje lind ngase myslimanët fanatikë shpeshherë vrasin në emër të Zotit, qysh prej sulmit të 2004 në trenin Madrilen, që vrau 191 njerëz e deri tek vrasja e pengjeve në një kafe në Sidnej të Australisë, e muajit të kaluar. Vitin e kaluar, kam shkruar për rritjen e intolerancën mes botës islamike, atëherë kur avokati i guximshëm pakistanez dhe miku im, Rashid Rehman, u vra ngase mbrojti një profesor universiteti që u akuzua se gjoja ka fyer Profetin Muhamed. Persekutimi ditor i pakicave të krishtera dhe pakicave tjera fetare që nga Bahai në Jazidi e deri në Ahmedi, është terrorizmi më sistematik që ushtrohet në botën islame.

Pastaj vjen shtypja e gruas. Nëntë nga dhjetë shtetet e fundit të radhitura në raportin e Forumit Ekonomik Botëror mbi dallimet gjinore, janë të populluara me shumicë myslimane.

 

Andaj, sigurisht që mbi intolerancën e ekstremizmin e pranishëm në botën islame u ngrit dhe bazua edhe sulmi ndaj Charlie Hebdo. Magazina u sulmua me bombë zjarri në 2011 pasi që në faqen e parë nxori Muhamedin duke thënë “100 fshikullime nëse nuk je duke vdekë së qeshuri’.

Kohë më parë, Charlie Hebdo, publikoi një karikaturë tjetër që nxirrte Muhamedin duke qarë e duke thënë, “Qenka shumë e vështirë të të duan idiotët.”

 

Aktet terroristë bëjnë shumë perëndimorë të perceptojnë islamin si qenësisht ekstremist, por unë mendoj se një perceptim i tillë është shumë sipërfaqësor dhe mendjelehtë. a Një numër i vogël terroristësh bëjnë lajmet kryesore megjithëse ata nuk janë përfaqësuesit të një religjioni kompleks dhe divers të 1 miliardë e 600 milionë përkrahësve. Postimi im në Twitter u plotesua nga ato të muslimanëve që denonconin sulmin-dhe që theksonin se muslimanët fanatikë dëmtojnë imazhin e Muhamedit më shumë se ç’mund të bëj cilado karikaturë poshtëruese. Natyrisht, shumica e muslimanëve nuk kanë fare të bëjnë me çmendurinë e sulmeve të tilla-veçse janë disproporcionalisht viktima të terrorizmit. Në të vërtetë, sulmi ndaj Charlie Hebdo, nuk ishte më vdekjeprurësi, Një makinë-bombë që shpërtheu para kolexhit policor në Jemen, e sipas gjasave e vënë aty nga Al Qaeda, vrau më së paku 37 njerëz. Një nga gjërat që m’i ka mësuar gazetaria është se duhet patur kujdes nga të përceptuarit e botës nepërmjet rrefenjash të thjeshta, ngase informacioni i ri, pavëmendshëm ngulitet mes rreshtash.

 

Gjatë udhëtimeve të mija prej Mauritanie në Arabi Saudite, Pakistan e deri në Indonezi, ekstremistët musliman kanë ndarë me mua rrëfenjat e tyre thellësisht të rreme mbi Amerikën si një shtet opresiv të kontrolluar nga cionistët dhe të përbetuar për të shkatërruar islamin.

Ajo është një karikaturë absurde, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm kur në karikaturë paraqesim një religjion aq divers sa ç’është islami. Le të përmbahemi nga profilizmet religjioze. Një i krishter nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje ngase krishterë fanatikë kryen gjenocid ndaj muslimanëve në ish-Jugosllavi. Kritikuesit e islamit nuk janë për t’u fajësuar ngase një fanatik antimusliman vrau 77 njerëz në vitin 2011 në Norvegji. Mos të harrojmë që njerezit më kurajozë, paqedashës në Lindjen e Mesme, që u kundërvihen muslimanëve fanatikë, në të shumtën e rasteve janë vet muslimanë të devotshëm. Disa lexojnë Kuranin dhe djegin shkolla vajzash, por më shumë e lexojnë Kuranin dhe ndërtojnë shkolla vajzash. Talibanizmi përfaqëson një rrymë në islam; ndërsa fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, të kundërtën polare.

Është një tregim përulës, mbase dhe apokrifik, që Gandhin e pyetën njëherë: Çfarë mendimi keni mbi civilizmet perëndimore? Dhe ai, supozohet se u përgjigj: Mendoj se do të kishin qenë një ide e mirë.

Ndasia e madhe nuk është mes religjionesh. Më tepër, është mes terroristësh dhe të moderuarish, mes atyre që janë tolerant dhe mes atyre që krijojnë ndasitë.

Në Australi, pas krizës së pengmarrjes, disa musliman u frikësuan nga sulme të mundshme hakmarrjeje. Pastaj një valë Australianësh jo-musliman u dolën në ndihmë dukë iu ofruar përcjellje për të garantuar sigurinë e tyre, dhe duke përdorur hashtag-un #IllRideWithYou (do-të-të-përcjell) në Twitter. Më shumë se 250,000 komente u postuan në Twitter-një model i dhembshurisë zemërgjerë, pas sulmeve terroriste.

( New York Times)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …