Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Vjenë të Austrisë ka zhvilluar një mëngjes pune me kancelarin, Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë, ku ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke. Haradinaj tha se ka njoftuar homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2.“Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE. Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, ka shkruar ai
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …