Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur optimizëm se Kosova do të anëtarësohet në Interpol. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë një punë të mirë për Interpol, por sipas Veselit, Serbia është duke luajtur rol destruktiv kundër Kosovës. “Institucionet tona e kanë bërë një punë të mirë për Interpol, jam optimist por s’do të flasim pa u kryer puna për vet faktin se Serbia është duke luajtur një rol destruktiv kundër Kosovës”, ka deklaruar Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …