leoni

Sami Lushtaku, bashkë me Rifat Jasharin, vizituan familjen e Sabit Tafil Gecit, i cili është liruar nga burgu

Sami Lushtaku, bashkë me Rifat Jasharin, vizituan familjen e Sabit Tafil Gecit, i cili është liruar nga burgu

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, njëri nga komandantët më të dalluar të UÇK-së, ka qëndruar në familjen e Sabit Tafil Gecit, i cili është liruar nga burgu para disa ditësh. Gjatë kësaj vizite, Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga Rifat Jashari, deputeti Mërgim Lushtaku dhe bashkëluftëtarë të Sabit Gecit. Me këtë rast Sami Lushtaku ka shkruar se së bashku me bacën Rifat Jashari, më bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tjerë, ishim për vizitë në familjen Geci në Llaushë. Është ndjenjë e mirë kur bashkëluftëtarët i kthehen familjes e shoqërisë. Uroj që shpejt të lirohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, i cili tash e sa kohë po mbahet padrejtësisht në burg, pa vendim të plotfuqishëm ligjor”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …