Kryetari Haliti nderon me mirënjohje veprimtarin e dalluar në Francë Shaqir Shabani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës në Francë ku morri pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Mobilitetit të Qëndrueshëm 2030, ka takuar edhe aktivistin e dalluar të Kosovës në Francë Shaqir Shabani, të cilin për kontributin e dhënë në përpjekjet për pavarësi të Kosovës e ka nderuar me mirënjohje të veçantë. “Baca Shaqë gjithë jetën e vetë kontribuoi për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, dhe për këtë kam nderin që në emër të institucioneve komunale ta nderoi me këtë mirënjohje të veçantë”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka theksuar se baca Shaqë përmes mbështetjes që u ka dhënë mërgimtarëve, të cilët si pasojë e dhunës së okupatorit serb kishin ikur në Francë, pastaj për lobimin e çështjes së Kosovës në institucione dhe mekanizma të ndryshëm në Francë e Zvicër si dhe aktivitete tjera ka lënë gjurmë të pa shlyera në përpjekjet gjithë popullore për liri e pavarësi, prandaj Vitia si komunë është e nderuar që nga gjiri i saj ka nxjerrë një veprimtarë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …