Lekaj e Haradinaj inspektuan punimet në autoudhën e Gjilanit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, të shtunën realizuan vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. I pari i MI-së, Pal Lekaj dhe ai i qeverisë Ramush Haradinaj, u njoftuan nga menaxherët e këtij projekti për së afërmi me progresin e arritur deri më tani. Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe sipas specifikave të projektit. Gjatë këtyre inspektimeve u tha se punimet po realizohen sipas planeve dinamike të parapara me kontratë dhe që kjo autoudhë do të përfundojë në kohë rekorde. Kurse sa i përket Anamoraves kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi që Gjilani dhe Anamorva asnjëherë nuk kanë qenë më të përkrahura. Me rastin e qëndrimit në Gjilan, ministri Pal Lekaj dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë qëndruar për ngushëllime në familjen Shala të  viktimave të aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …