leoni

Edhe tri familje në Malishevë bëhen me shtëpi

Në kuadër të programit për rritje të mirëqenies sociale të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të përkrahjes së familjeve në nevojë, në Malishevë, u janë dorëzuar çelësat e shtëpive, tri familjeve. Familjet që janë bërë me shtëpi të re banimi janë, familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashit nga Balinca, pastaj e pjesëtarit të komunitetit rom, Rrahman Kovaçit në Banjë dhe familja e Xhevat Bytyçit në Kërvasari, të gjitha raste të rënda sociale. “Është kënaqësi dhe ndihesh mirë, kur ke mundësi që ti ndihmosh familjet në nevojë. T’ia sigurosh strehimin një familjeje të një veterani të luftës, pastaj familjes tjetër, që me gjithë mundin dhe përpjekjen nuk ka mundësi të ketë kulm mbi kokë, apo një pjesëtari të një komuniteti pakicë, është njerëzore dhe në të njëjtën kohë kryerje e një obligimi të komunës, në raport me qytetarët e saj”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë përurimit të shtëpive për këto tri familje. Përndryshe, përurimi i  këtyre tri shtëpive, hynë në mesin e ndërtimit të gjashtë shtëpive të reja për familjet në nevojë,  që i ka bërë Komuna e Malishevës, gjatë këtij viti. Ndër familjet që kanë përfituar shtëpi, është edhe ajo e familjes Kovaçi, nga komuniteti rom, e cila deri më sot ka jetuar në një shtëpi rreth 120 vjet të vjetër. Ndërtimi i shtëpive, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …