Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bën të ditur se Kosova e tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Ka dështuar përpjekja e Serbisë që të pengojë procesin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ka dështuar përpjekja e Serbisë që të pengojë procesin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Nesër përfundimisht votohet për anëtarësimin e saj në Interpol, ndërsa procesi i votimit mund të zhvillohet dy herë nëse në rrethin e parë nuk sigurohen vota të mjaftueshme. Kryesuesi i Interpolit hodhi poshtë kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që votimi të hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Për futjen në rend të ditës të Asamblesë të kërkesës së Kosovës për anëtarësim ishte vendosur në seancën e parë në Komitetin Ekzekutiv dhe rezultati i votimit ishte 7:6 në favor të përfshirjes në rend të ditës. Për pranim do të nevojiten dy të tretat e votave, ndërsa do të votohet dy herë, nëse në rrethin parë nuk sigurohet numri i mjaftueshëm për pranim.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …