Autoritetet serbe vazhdojnë edhe më tutje me fushatën e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sot në rend dite ka votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sot në rend dite ka votimin për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor. Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se votimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol do të mbahet pikërisht sot.  Në një shkrim të publikuar, ai ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synim i Kosovës. “Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtare. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, kishte shkruar ai. Mbledhja e përvitshme e Interpol-it e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për kryetarin e ri me mandat njëvjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …