Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL kemi humbur të gjithë

Ambasada amerikane në Prishtinë: Nga mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL kanë humbur të gjithë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka reaguar pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Në deklaratën e lëshuar, Ambasada rikujton se Policia e Kosovës është një institucion i integruar plotësisht dhe i aftë për të ndihmuar në zhbërjen e terrorizmit, krimeve dhe narkotikëve.  “Shumica e vendeve e panë këtë dhe e mbështetën aplikacionin e Kosovës për t’iu bashkuar Interpol-it në sytë e një fushate, të drejtuar nga Serbia, për t’u bërë presion shteteve që ta kundërshtojnë aplikacionin e Kosovës. Mbështetja e Kosovës në Interpol nuk ka qenë asnjëherë për njohjen e pavarësisë së Kosovës por për forcimin e bashkëpunimit global dhe mbylljen e një hendeku kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat kemi humbur të gjithë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Ambasada Amerikane rithekson se SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet t’i përshpejtojnë përpjekjet e tyre për ta arritur një marrëveshje për normalizim të plotë e cila është mënyra e vetme për të dyja vendet që të avancojnë në rrugën e tyre drejt BE-së. Si Serbia ashtu edhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugët e tyre drejt të ardhmes europiane kalojnë nëpërmjet normalizimit. Për ta arritur këtë, ne kërkojmë nga to që t’i anashkalojnë provokimet dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje”, thuhet në deklaratë. Kosova sot dështoi në dy raunde të votimit të bëhet pjesë e familjes botërore të Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …