Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Hashim Thaçi: Lirisht mund të them që jemi humbës por duhet të arrijmë marrëveshje me Serbinë!

Pas dështimit për t’u anëtarësuar në INTERPOL, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është humbëse. “Jemi në një rrethanë që kërkon reflektim në një rrethanë presioni nga ana e Serbisë. I falënderoj shtetet që e përkrahën Kosovën në INTERPOL. Sot nuk ka as fitues por mund të them lirisht që jemi humbës por jo vetëm ne edhe Serbia”, ka deklaruar Thaçi. Tutje, ai ka thënë se INTERPOL-i është një mekanizëm i rendit dhe ligjit, dhe se Kosova ka dëshiruar të jetë vetëm pjesë e kontributit ndaj krimit. “Kjo gjë ju mohua padrejtësisht Kosovës por në të njëjtën kohë duhet të arrijmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë përndryshe do të humbasim të dy vendet duke e penguar njëra tjetrën në procese”. Sipas tij, këtë herë Kosova i kishte pranuar të gjitha kriteret dhe standardet për anëtarësim dhe nuk ka pas nevojë për më shumë lobim. Në fund Thaçi ka theksuar se patjetër duhet të ketë një marrëveshje të përhershme Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …