leoni

REÇICA: NE PO VEPROJMË KONFORM LIGJEVE DHE VENDIMEVE QË RRJEDHIN NGA TO

Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Betim Reçica, në një konferencë për media, të mbajtur në hapësirën e brendshme të Ministrisë së Infrastrukturës, ka dhënë sqarime rreth pezullimit të ish Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit, Nexhat Krasniqi, duke theksuar se është duke zbatuar ligjin në fuqi, vendimin e Gjykatës Themelore, Apelit, Supremes, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në lidhje me këtë ai theksoj se në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës (Neni 116) të gjithë personat dhe organet shtetërore janë të obliguar ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sekretari ka njoftuar se shkarkimi i ish zyrtarit Krasniqi nga detyra, është një akt i kryer mbi bazat ligjore dhe vendimet e gjykatave, duke deklaruar se ish zyrtari në fjalë edhe pse i shkarkuar me vendim, i njëjti ka uzurpuar zyrën duke penguar zyrtarin përgjegjës të Prokurimit. Ai i gëzon të gjitha të drejtat e ankesës sipas ligjeve në fuqi. Sekretari Reçica po ashtu pohoi se ish zyrtari Nexhat Krasniqi, pavarësisht vendimeve dhe njoftimeve të adresuara tek ai, ashtu si parashihet me ligjet dhe rregulloret për shërbyesit civil, ai nuk e ka liruar zyrën e tij, duke u bërë pengesë në ushtrimin e detyrës së zyrtares së emëruar në këtë pozitë, pas shkarkimit të Krasniqit. Reçica tha se aspekti administrativ i tëri është kryer dhe tani ka mbetur që organet e rendit dhe zbatimit të ligjit ta kryejnë detyrën e tyre, në mënyrë që edhe ky Divizion të funksionojë si gjithë divizionet e tjerat në këtë ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …