Konferenca dhe Panairi “Mësimi gjatë gjithë jetës, një domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes”

Janë organizuar Aktivitetet e Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës nga Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Shkollave të Larta Popullore Gjermane(DVV International), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, OJQ dhe organizata të tjera. Në emër të MKRS-së, para të pranishmëve në hapje të Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës foli zëvendësministrja Leonora Morina-Bunjaku e cila theksoi se Kosova ka një proporcion të madh të të rinjve dhe të rejave, që kanë potencial për zhvillim dhe janë një ndër asetet më të rëndësishme të vendit tonë. “Investimi në rini, përmirësimin e kualitetit të arsimit, ofrimin e mundësive për rininë tonë që të aftësohet në profesione të ndryshme, rritja e mundësive për edukim jo-formal, promovimi i bashkëpunimit multi-etnik dhe multi-kulturor si dhe përgatitja e të rinjve në aspektin profesional paraqesin disa nga prioritetet kryesore të MKRS-së, gjegjësisht të Departamentit të Rinisë, në mënyrë që ky investim në rininë tonë, të jetë një investim i mirëfilltë që do të ndikojë në mënyrë direkte apo indirekte në të ardhmen e tyre, si në ngritjen e cilësisë në arsim, shërbime të avancuara shëndetësore, zhvillim ekonomik”, është shprehur zëvendësministrja. Ajo tha se MKRS-së ka pasur me vite dhe ende ka shumë sfida në adresimin e mirëfilltë të të gjitha çështjeve që e preokupojnë Rininë Kosovare, që për fat të keq nuk janë pak, sfida që ne si Ministri po mundohemi ti tejkalojmë me sukses duke ju falënderuar edhe kontributit shumë të çmueshëm dhe aktiv të Donatorëve dhe Agjensioneve ndërkombëtare që punojnë në Kosovë për të arritur objektivat tona në sektori e rinisë. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet që rinia të jetë e përkrahur në vazhdimësi dhe të ketë qëndrueshmëri në të arriturat e tyre. Në emër të MKRS-së dhe të stafit të Departamentit të Rinisë me të cilët punojmë së bashku, të cilët i falënderoj po ashtu për kontributin e tyre, gjithashtu ju falënderoj shumë për kontributin tuaj DVV INTERNATIONAL, juve të rinjve ju inkurajoj që të vazhdoni edhe më tutje në ngritjen e kapaciteteve të juaja, sepse me investim të vazhdueshëm në rini sigurisht se shtetit i premtohen rezultate të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …