RKL: Ça-ketë e çakallit Ben Blushi

Që Ben Blushi është argat i Beogradit dhe i Athinës nuk kemi fije dyshimi, sepse tërë angazhimi, shkrimet dhe  rrugëtimi i tij çojnë për në Greqi dhe në Serbi. Por që në Shqipëri ka mjaft nga “rodi” i tij kjo i brengos të gjithë liridashësit shqiptarë.


Me shkrimet e tij, Blushi mban anën e ortodoksëve, jo të ortodoksëve shqiptarë të At Nikollë Markut, por të atyre ortodoksëve, të iu ka bërë gjaku ujë, atyre  të hienave të Janullatosit.  Blushi është  vetëshpallur tempullar i ortodoksisë dhe luftëtar me nam kundër shqiptarëve me fe islame. I tillë është Blushi në shkrimet dhe shkarravinat e tij, “në ishujt e tij të vetmuar”, në ndërgjegjen e vrarë, nga e cila përfiton favore duke shitur  libra ku  fyhet dinjiteti i shumicës kombëtare,  ashtu sikur bëjnë vëllamët e  tij Fevziu, Tosi, Nano, Sorri  e disa të tjerë.  Të përfitosh duke sharë të kaluarën kombëtare, duke devijuar historinë duke i “larë” larot e tradhtarët me damkë, duke përbuzur gjakun e derdhur rrëke për liri, ky është përfitim i përkohshëm që pas vetes lë një turp të përjetshëm.


 


Blushi si dhe Luba, e ndonjë nga soji i tij vë në pikëpyetje origjinën e Skënderbeut, fyen Halil Patronën pa lexuar asnjë vepër për kryengritësin më të madh të tërë kohës së Perandorisë Osmane, fyen Ali Pashanë,  lavdëron deri në qiell ortodoksinë serbe si të vetmen shpëtimtare të Ballkanit, Greqinë e ka atdhe shpirtëror, Evropën nënë, por nuk njeh  kë ka baba. Një baba biologjik, thonë se e ka burrë të mirë dhe shqiptar të vërtetë e të nderuar.


 


Nuk na takon ta bëjmë avokatin e Albin Kurtit dhe ta mbrojmë atë nga  ça-ket e Ben Blushit. Por qëndrimi i tij kundër protestave gjithë popullore, në të cilat  kërkohet largimi i Serbisë nga Kosova, doemos se i ka penguar dhe i pengon shumë greko-serbo-filit Blushi, edhe pse as e ka pyetur, as do ta pyes kush në Kosovë, për më tepër jo  një sharës të UÇK-së dhe lavdërues të historisë fashiste  të ortodoksisë serbe.


 


Kush na qenka Ben Blushi t i japë orë morale e politike Albin Kurtit?


Pse nuk i jep orë morale e politike  Hashim Thaçit, Isa Mustafës, pse jo edhe Jabllnoviqit e Vuçiqit kur i ka aq për zemër vëllezërit e fesë, pse jo edhe të gjakut?


 


Ça po i përzihet lukthi Beni Blushit?


 


Blushi vërtet ka një hall, sepse nëse Albini dhe përkrahësit e tij fitojnë besimin e shumicës shqiptare, do të tronditen pozitat e sojit të blushëve edhe në Shqipëri dhe kudo ndër shqiptarët në Ballkan,  të cilët si kurrë më parë janë të gatshëm të sakrifikohen për bashkim kombëtar, sepse vetëm duke qenë në një shtet  7 milionë shqiptarë, do të faktorizohemi  dhe nuk do të mund të luajnë me ne Vuqiqi, as Ciprosi i  tij i dashur as mbetjet e së kaluarës antishqiptare greko-serbe.


 


Këtë hall ka Blushi, i cili rrezikun kryesor e sheh nga shqiptarët islamë, të cilët, sipas tij padrejtësisht  jetojnë në vendin e ortodoksisë  ballkanike, ashtu sikur thotë tempullari  i Romës Cimballo sepse  si të tillë ata vazhdimisht do t’i prishin punë Greqisë e Serbisë. Këtu ka të drejtë Blushi, janë vetëm shqiptarët me fe islame të cilët i urren dhe pretendon t i shfaros Serbia e Greqia. Po ja që jemi shumë, madje bëhemi edhe më shumë me vëllezërit tanë katolikë e ortodoksë të vërtetë, të atyre që nuk iu ka bërë gjaku serb e grek e italian,  të atyre të Kishës së Fan Nolit e të At Nikollë Markut, dhe  si të tillë, gjithnjë tok, nuk na zhbën dot Athina as Beogradi, meqë nuk na zhbiu Roma as Bizanti, as të gjitha perandoritë tok.


Faktet janë kokëforta dhe shqiptarët tolerantë të fesë e të traditës, nuk i marrin serioze ‘broçkullat” e blushëve, të nanove, lubëve e bubve, buzhve, apo të ndonjë “beni hakaret” nga kjo ana jonë, sepse ata nuk përfaqësojnë elitën intelektuale shqiptare, por mbetjet devijante, mbetjet me viruse epidemike, të cilat i nxjerrin herë-herë në sipërfaqe laboratorët e Athinës dhe Beogradit.


Ben Blushi është “ishull i vetmuar” i bindjeve të tij noprane, ndërsyes  kundër 6 milionë shqiptarëve islamë në Ballkan, është një ishull që kutërbon dhe manovron me socialistët e Greqisë dhe të Serbisë. Mjerë socialistët e Ramës kë kanë në radhët e veta. Ata herdokur do ta paguajnë  tagrin e të pagërave të Blushit e sojit, rodit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …