Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë, sot do të nënshkruajnë bashkëpunimin financiar në vlerë prej 60.05 milionë euro. Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësi i delegacionit të Qeverisë së Gjermanisë, Dirk Schattschneider, sot pritet të nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe të Gjermanisë. Siç bëhet e ditur në njoftim, nënshkrimi i këtij bashkëpunimi konfirmon e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. Kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim prej orës 09:30 dhe do të zhvillohet në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …