Politikani, Ali Ahmeti, shqiptari më i lakuar dhe më servil ndaj të huajve, pa pikë turpi ka deklaruar dhe deklaron hapur se interesi i shqiptarëve është të jenë të ndarë dhe kurrsesi të bashkohen. Një mendësi të tillë në të kaluarën nën Jugosllavi e kanë mbështetur vetë krahu më projugosllav me Ali Shukriun dhe Rrahman Morinën, Kolë Shirokën dhe disa të tjerë, Në një emision për Opinion al., i pyetur nëse marrëveshja mes dy vendeve do të ndikoje në bashkimin e shqiptarëve, Ahmeti është shprehur se bashkimi i shqiptarëve nuk është në interes të asnjë kombi, as në atë të shqiptarëve të Maqedonisë, sepse gjërat janë në kuadër të normalitetit dhe në të gjithë këtë situatë nuk duhen pritur që negociatat të zhvillohen me debate. Nuk është në interes të copëtohen Shtetet e Ballkanit. Nuk është në interes të shqiptarëve as të kosovarëve të bashkohen, e as shqiptarët e Maqedonisë të bashkohen, kjo nuk është në interes të kombeve u shpreh, Ali Ahmeti, dikur njëri nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …