Dardan Vuniqi: Qeveri – Mos ma vra Rininë ndal Emigrimin

“Ai që përkujdeset për shpëtimin e të rinjve bën punë hyjnore”.

 

Çdo ditë, në lajmet e mbrëmjes jemi mësuar të shohim autobusët përplot me të rinj, burra, gra e fëmijë, duke lëshuar Kosovën duke ikur, për të kërkuar një jetë më të mirë apo më mirë të themi se kërkojnë të pamundurën, kërkojnë kafshatën e gojës, një jetë më të dinjitetshme aty ku çmohen vlerat dhe integriteti njerëzor. Të përcjellur nga familjarët dhe të ndarë me lot në sy, apo të përlotur, sepse “Kosova”, vendlindja e tyre, shteti i tyre për të cilën dhanë më të shtrenjtën, jetën, para ardhësit e tyre, qeveria e tyre vazhdon me rutinën duke i ka harruar, duke u plagosur e vrarë të ardhmen e tyre. Përderisa çdo dite e më shumë, jemi dëshmitarë se si politikanët vendorë, ata që janë në pushtet vazhdimisht po mendojnë vetëm për xhepat e tyre, duke mbajtur edhe nga 4-5 a po edhe më shumë vende të punës, duke shfrytëzuar pozitat për të punësuar familjarët e tyre, miqtë, madje edhe duke shitur vendet e punës, ndërsa të sapodiplomuarit, të rinjtë me Master të përfunduar duhet të jenë të  kënaqur nëse arrijnë të gjejnë vend pune si kamerier, rojtar nate apo edhe punëtorë krahu.

 

“Qytetari, banori i ri në moshë është garancion i qëndrueshmërisë së çdo vendi dhe shteti në botën bashkëkohore, andaj kjo rini (Rinia e Kosovës), ka nevojë për përkujdesje shtetërore – institucionale e lënë anash tash e 15 vite, duke filluar nga edukimi, përgatitja e kurrikulave më të mira për shkollimi, siguria, avancimi i vlerave gjithëpërfshirëse, si dhe për angazhim, për eliminimin e faktorëve që prodhojnë urrejtje dhe destabilizim në vend dhe rajon. Rinia është kapluar brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është duke u lënë si shtresa më e harruar e shoqërisë sonë. Rinia jonë po kalon momente shumë të vështira, madje edhe me të vështira se në kohën e Jugosllavisë dhe ndodhet në një udhëkryq të madh. Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t’u zgjidhur madje mund të themi se janë të pakalueshme”.

 

Gjendja e rëndë ekonomike, papunësia janë disa nga faktorët shtytës që të rinjtë ia mësyjnë ikjes nga vendi. Si institucione në nivel lokal dhe qendror, duhet të bëjmë më shumë për ta penguar këtë problematikë e cila është shqetësuese dhe mund t’i kushtojë vendit tonë në perspektivën e së ardhmen. Duhet të punojnë më shumë në të mirë të interesit të përgjithshëm dhe jo të pasurimit në kurriz të popullit. Pasojat qe sjell ky emigrim janë te para dhe të dëgjuara nga të gjithë ne. Andaj Qeveri – Mos ma vrajë Rininë ndal Emigrimin.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …