Ishte e vogël salla për t’i pranuar të gjithë ata bashkatdhetarë, të cilët dëshironin që të jenë prezent me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit, kombëtar dhe 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Programi i kësaj mbrëmje filloi me intonimin e Hymnit Kombëtar. Programin festivë në gjuhen shqipe e shpalli të hapur,moderatorja e këtij programi festiv Donika Sallahu, ndërsa në gjuhen suedeze, Albina Ibrahimi, të cilat fillimisht përshëndetën të gjithë të pranishmit, në këtë mbrëmje festive, duke u’a uruar ”28 Nëntorin ”,Ditën Flamurit kombëtar dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në vazhdim moderatoret e kësaj mbrëmje festive, ftuan për një fjalë rasti, Kryetarin e ShKSH”,Nëna Terezë”,z. Rrahman Rrahmani.
- Rrahman Rrahmani , kryetar i ShKSh”Nëna Terezë”, në Ängelholm, dhe z. Tim Erim, përfaqësus i një Organizate Joqeveritare, në Suedi, gjatë mbajtjes së një fjale rasti.
Zonja dhe zotërinj, fëmi të dashur, musafir të nderuar.
Më lejoni që në emër timë personal,si dhe në emër të kryesisë së Sh.K.Sh.”Nëna Terezë”, në Ängelholm, në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ali Zejnullahu, sekretar, Ferki Hyseni, arkëtar,Ahmet Ahmeti, Abedin Bahtiri,Arben Hasani dhe Besam Istrefi, të gjithë anëtar të kryesisë, të ju urojmë Festën e”28 Nëntorit”, Ditën e Flamurit kombëtar dhe 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai në veqanti uroj Ditën e Flamurit kombëtar Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, z. Hysen Ibrahimi. Pastaj këngëtarëve të kësaj mbrëmje festive z. Burhan Beqiri dhe Mërgim Jetullahu, si dhe orkestrin muzikor në përbërje : Mërgim Gashi dhe Astrit Shkupolli. Përshëndeti dhe falenderoj për prezencen e tij në këtë mbrëmje festive z.Tim Erim, përfaqsues i një Organizate Joqeveritare, e cila është edhe sponsore e ShKSh”Nëna Terezë”. Ndërsa për punën dhe kontributin shumë vjeqar, me fëmijët tanë, në sferën e kulturës z. Rrahmani, e përgëzoj, koreografin dhe aktorin Ahmet Ahmeti, i ndihmuar edhe nga Besam Istrefi. Me këtë rast z. Ahmeti dhe z.Istrefi u përshëndetën nga të pranishmit në këtë mbrëmje festive me një duartrokitje të gjatë.
Kremtimi i 28 nëntorit dhe datave të tjera të rëndësisë së veçantë, tregojn respektimin për të kaluarën tonë të lavdishme. Prandaj duke respektuar vlerat, respektojm vetveten tonë, të tashmen dhe të ardhmen.
Edhe një here ,duke ju Uruar Ditën e Flamurit, ju bëjmë thirrje për dashuri, harmoni dhe tolerancë ndërnjerëzore. (Rrahman Rrahmani)