Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në vazhdën e veprimtarisë së vet ka për detyrë pasurimin e arkivit me fonde e dokumente të natyrave të ndryshme me rëndësi të madhe për shkencën, kulturën, historinë, arsimin etj. Me datën 23.11.2018 Profesori i mirënjohur Dr. Eqrem Zenelaj, solemnisht do ti dorëzojë ASHAK-së dokumente historike me rëndësi kombëtare, si Skema e Mbretërisë Ilire nga Bardhyli deri të Skerdiliadi e Pleurati, Skema e familjes Balshaj, etj., harta të trojeve shqiptare dhe fotografi të personaliteteve politike-fetare e kombëtare shqiptare, të cilat janë hulumtuar në arkivat dhe bibliotekat evropiane. Këto dokumente kanë rëndësi të veçantë, pasi që shumica prej tyre nuk janë të publikuara më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …