Komuna e Skenderajt përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Sandra Falziu, kanë pritur në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmetin, me bashkëpunëtorët e tij, ku është bërë e ditur se Komuna e Skenderajt është përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”, i financuar nga buxheti i Republikës së Kosovës. Ky projekt që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Skenderajt, ka të bëjë me rindërtimin e zonave kadastrale fillimisht në katër fshatra; Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc, ku qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi të bëjnë identifikim, ndarje apo bashkim të parcelave ekzistuese të pronës krejtësisht falas. Kryetari Jashari dhe Ahmeti u pajtuan që në javën e parë të muajit dhjetor të fillojnë takimet informuese me qytetarë, për t’i njoftuar me përfitimet me realizimin e këtij projekti, por para se të nis ky proces, do të zhvillohet një fushatë informuese në gjithë komunën e Skenderajt, për rëndësinë e projektit të rindërtimit të zonave kadastrale. Rindërtimi i zonave kadastrale, në rrethana tjera është i kushtueshëm, por me anë të këtij projekti ky shërbim bëhet pa pasur nevojë të paguhet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …