Në mbledhjen e II (dytë) të rregullt të Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, që u drejtua nga Kryesuesi i Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Kastriot Berisha në mes tjerave u debatua dhe u shqyrtua Draft- Rregullorja për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës dhe Listat e përfituesve të subvencioneve për vitin 2018 si dhe pika të ndryshme.
Ky Komitet, për Draft- Rregulloren për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës, pritet të dalë me disa rekomandime dhe plotësime, me idenë që t’u lehtësoi procedurat qytetarëve në kërkesat për ndërrim – destinim të tokës bujqësore në atë ndërtimore dhe saktësimin e emërtimit të Draft- Rregullores për Tokën Bujqësore në Komunën e Malishevës.