leoni

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Lafiti dhe Jetullah Kabashi, Shefi i Zyrës së Prokurimit, në prani të Drejtorit Komunal të Arsimit Avni  Morina dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit kanë nënshkruar kontratën me  Kujtim Thaqi,  pronar i NPN “Euroing”  e cila do të bëjë ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc. Pas nënshkrimit të  kontratës kryetari Latifi është shprehur se një nga zotimet e mia kryesore para qytetarëve ishte se Rahoveci do të bëhet me katër çerdhe të reja. “Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re në Ratkoc. Çerdhja në Rahovec është duke u ndërtuar, kurse për vitin tjetër janë në plan edhe çerdhet në Krushë të Madhe e Xërxë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet”, ka potencuar ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …