Kryetari Muharremaj, priti në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim dy përfaqësuese të projektit të DEMOS-it ( Helvetija ) Merita Barileva dhe Teuta Jaha. Qëllimi i këtij takimi ishte bisedimi lidhur me indikatorët e performancës, rreth formave të bashkëpunimit për një performancë më të mirë. Kryetari Muharremaj, ka falënderuar përfaqësueset e projektit DEMOS, për mbështetjen që po i japin Komunave të Kosovës, përfshirë këtu edhe Komunën e Suharekës. Në takim ishin prezentë edhe një pjesë e stafit të kryetarit Muharremaj, puna e të cilëve lidhet ngushtë me vlerësimin e performancës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …