Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës sëe jashtëzakonshme, e filluar më 16 nëntor “për debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve, lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”. Kjo seancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhes Demokratike të Kosovë (LDK) dhe i Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë kërkar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të LDK-së. Po ashtu, duke qenë se Ministri i Punëve të Jashtme nuk përgjigjet as në interesimet e deputetëve për çështje të politikës së jashtme, pasi ai shumë rrallë merr pjesë në seancat e Kuvendit, si dhe në pamundësi që deputetët dhe Komisioni Parlamentar që mbulon politikën e jashtme të kryejnë detyrën e tyre si mbikëqyrës të ekzekutivit të vendit që merret me politikën e jashtme, kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …