Pas reagimeve të ashpra të Beogradit zyrtar kundër vendosjes së taksës 100 për qind në të gjitha mallrat e Serbisë, që shiten në Kosovë, ka reaguar edhe Brukseli zyrtar, duke kërkuar nga Kosova që ta heqë vendimin e tillë. Brukseli nuk arsyeton asnjë veprim të Qeverisë së Kosovës, në raport me Serbinë, por në vazhdimësi i ka mbajtur anën Beogradit gjatë tërë procesit të bisedimeve. Gabimet që ka bërë kreu i vendit duke i lëshuar pe Serbisë në të gjitha kushtet që ka parashtruar Beogradi zyrtar, ka bërë që Serbia edhe kështu si është Kosovën ta konsiderojë si koloni të vetën, përmes Bashkimit Evropian. Brukseli zyrtar duke mbajtur anën e Serbisë, ka degjeneruar edhe procesin e bisedimeve, duke i kthyer ato në pikën e fillimit, ose duke pritur që Kosova të nënshtrohet përfundimisht.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …