Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe me rastin e festave të Nëntorit, në datën 27.11.12. 2018, në qendër të fshatit Zdrajsh, organizohet, ceremoni ërkujtimore për vlerësimin e figurave patriotike dhe atdhetare të Çermenikës, Beqir Balla dhe Tahir Hoxha. Në këtë aktivitet, krahas përshëndetjeve të rastit e dhënies së mirënjohjeve familjarëve të të vlersuarve nga Kuvendi Popullor, do të jepet dhe një program artistik, i përgatitur dhe drejtuar nga ‘Bilbili i këngës Çermenikase’, këngëtari Hysni Hoxha. Në programin, që do të drejtohet nga moderatorja e njohur Silvana Braçe, do të marrin pjesë dhe këngëtarja e njohur Afërdita Hoxha, këngëtarja Rozalina Rama, aktori e regjisori i mirënjohur Pajazit Murtishi, grupet e valleve të fëmijëve si dhe grupet artistike, të shkollës nëntëvjeçare “Shejnaze Juka” dhe shkollës së mesme Orenjë, të mbështetur nga drejtorët përkatës, Ike Roçi dhe Flamur Mana. Ftoheni të merrni pjesë. Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Çermenika”
Atdhetari Beqir (Beg) Balla
Atdhetari Beqir (Beg) Balla (1872-1954) lindi në Orenja të Çermenikës. Beg Balla është shkolluar në Selanik dhe Stamboll. Ai fliste dhe lexonte në mënyrë perfekte dy gjuhë të huaja, turqisht dhe greqisht. Ishte antarë i shoqërisë “Dita” në Stamboll, nga ku krijoi lidhje me dy figurat e shquara Naim Frashërin dhe Vaso Pashën.
Në vitin 1896 Beg Balla hap shkollën e parë ne Orenjë, por ia mbylli qeveria turke. Përveç se ishte antar i shoqërisë “Dita”, më vonë u bë antar edhe i dy shoqërive të tjera patriotike “Bashkimi” dhe “Vllazëria” të Elbasanit. Për katër vite me radhë (1896-1900) strehoi në shtëpinë e tij atdhetarin Vehbi Dibra, i cili më vonë u bë Kryeministër në qeverinë e Ismail Qemalit. Më vonë mori pjesë së bashku me patriotin Shaban Blloshmin në Kongresin e Gjuhës Shqipe në Manastir në vitin 1908. Beg Balla ishte mik i Aqif Pashës Elbasanit, njëkohësisht dhe mëkëmbës i tij në Çermenikë. Në vitin 1913 ai emërohet Drejtor për Çermenikën. Mori pjesë në shpalljen e pavarsisë në Elbasan, gjithashtu dhe në shpalljen e pavarsisë në Vlorë nga Ismail Qemali në 28.11.1912. Në vitn 1914 ai mori pjesë në mbledhjen e Durrësit, ku u zgjodh një qeveri pro-shqiptare e cila u kryesua nga Turhan Pasha, kryeministër i Princ Vidit. Beg Balla gjithashtu luftoi së bashku me Fetah Alcanin, kundër hordhive të Haxhi Qemalit në vitin 1917.
Beg Balla kundër Ahmet Zogut
Kur Ahmet Zogu shkoi në Orenjë në 1919 i kërkoi bashkëpunim por Beg Balla e refuzoi këtë ftesë me argumentin “Jam mik i Aqif Pashës!” Në vitin 1920 merrë pjesë në Kongresin e Lushnjes, i cili u organizua nga Aqif Pashë Elbasani, dhe një vit më vonë në 1921 në kuvendin e Dukagjinit në Mat, i organizuar nga Bajram Curri, Cen Elezi, Halit Lleshi. Në vitin 1992 së bashku me Destan Lekën dhe Fetah Alcanin, mobilizuar rreth 100 burra, u bashkuan me 300 luftëtarë të tjerë dibranë të Halit Lleshit dhe luftuan në Qerret kundër forcave të Ahmet Zogut. Më vonë në shenjë hakmarrjeje kundërshtarët dogjën shtëpitë e Ballajv, arrestuan 10 djem të tyre dhe vranë një mik të Beg Ballës tek xhamia. Në po të njejtin vit d.m.th në 1922 Begu kaloi në egzil politik në Dibër dhe në Greqi, ku njihet me Hasan Prishtinën dhe kthehet në vendin e tij në 1927 ku Zogu jep amnisti.
Beg Balla kryetar i LANÇ për Çermenikën
Gjatë mbretërimit të zogut, Beg Balla ka qenë disa herë kryetar i komunës së Çermenikës, në atë periudhë ai e rihapi përsëri shkollën në Orenjë, por sërisht ia mbyllën.
Gjatë viteve të LANÇ u vu në mbështetje të saj pa asnjë rezervë. Në shtator 1942 zgjidhet kryetar i KANÇ për Orenjën. Më 9 shtator 19433 ishte delegate në Konferencën e 2-të të LANÇ që u mbajt në Labinot, ku u zgjodh kryetar i LANÇ për Çermenikën dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të LANÇ. Në vitin 1945 Beg Ballën e caktojnë nënkryetar gjykate në Librazhd, dhe në vitn 1951 e bëjnë kulak dhe e rehabilitojnë pas 6 muajve.
Në vitin 1962, në kuadër të 50 vjetorit të Pavarsisë u dekorua me medaljen “Për veprimtari patriotike”. Gjithashtu mban dhe dy medalje të tjera, atë të “Trimërisë” dhe “Çlirimit”.
Atdhetari Tahir Hoxha
Atdhetari Tahir Hoxha ka lindur në Zdrajsh të Çermenikës në vitin 1888. Ai komunikonte shumë mirë në dy gjuhë të huaja, italisht dhe turqisht. Hoxha ishte mik i ngushtë me patriotët Shefqet Verlaci dhe Aqif Pshën nga Elbasani. Më vonë, dhe me djalin e tij Ibrahim Biçaku-Beu. Tahir Hoxha gjithashtu kishte marrëdhënie të ngushta dhe me atdhetarin Halit Lleshi nga Dibra, dhe atdhetarin e njohur Beqir (Beg) Ahmet Ballën. Përveç dashurisë për vendin, dhe qëllimi i përbashkët që kishin me Beg Ballën lidhi dhe një miqësi. Tahiri kkishte marrë për grua , motrën e Ymer dhe Ibrahim Ballës. Por edhe pasi i vdiq gruaja e parë, bija e Ballajve, ai nuk e shkëputi miqësinë, por mori mbesën e Begut për djalin e tij Fannolin (Qerimin).
Në 1916, së bashku me Beg Ballën, Destan Lekën e Limon Haskurtin, ngritën në Zdrajsh shkollën e parë shqipe. Hoxha ishte fanolist, përkrahës e mbështetës i Fan Stilian Nolit në revolucionin e vitit 1924. Atdhetari Tahir Hoxha i vuri djalit të tij emrin Qerim, por masivisht ai njihej dhe thirrej me emrin Fannol.
Një periudhë e errët e jetës së tij ka qenë viti 1928 ku është denoncuar si antizog dhe e internuan në Bari të Italisë, dhe e mbajtën aty për dy vite. Gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, mbështeti atë dhe bashkëfshatarët, duke dal më pas si dëshmitar okular për mos përzierjen e disa prej tyre në Ballin e kombëtar e forcat pushtuese. Qerimi, djali i tij doli partizan në fillim në Brigadën e 18-të e më vonë në Brigadën e 20-të Sulmuese. Në vitin 1951, për shkak të forcimit të luftës mes klasave nga regjimi i asaj kohe, dhe disa dashakeqësve, për shkak se kishte shumë toka e pasuri, Hoxha së bashku me Beg Ballën, Must Babaçin, Ali Shtarmën, u shpallën kulak. Vetëm pas verifikimeve u bë rehabilitimi tij.
Në vitin 1962 Tahir Hoxha dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipërisë me dekoratën “Për veprimtari patriotike”., dekreti 3608, Vlorë më 26.11.1962. Me po të njejtin dekret dhe po në të njejtën ditë bashkë me patriotin Hoxha , janë dekoruar dhe Aqif Pasha, Shaban Blloshmi, Musë Ballgjini, Xhelal Shtepani. Atdhetari Tahir Hoxha ka ndërruar jetë në vitin 1963 dhe është varrosur në vendlindjen e tij, në Zdrojsh të Çermenikës.