leoni

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshjen me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nënshkruar marrëveshjen për avancimin e pozitës së të rinjve në fushat e sportit, kreativitetit kulturor dhe garave në dituri, me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport (KNRS), Rexhep Hoti. Për këtë qëllim, kryetrari Begaj, i ka pritur në takim, koordinatorin Hoti dhe zëvendësministrin e MASHT-it, Azem Guri. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella në realizimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi, synim ka përforcimin e kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të rinisë, si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët. Projektin për avancimin e pozitës së të rinjve në fushat e sportit, kreativitetit kulturor dhe garave të diturisë, e përkrahë dhe e mbështetë në realizim edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në këtë projekt, sipas koordinatorit për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti, do të përfshihen rreth 340 mijë nxënës të shkollave në Republikën e Kosovës, përfshi edhe nxënësit nga Komuna e Malishevës. Bazuar në këtë marrëveshje, të dy palët, obligohen të bashkëpunojnë dhe të asistojnë në implementimin e projekteve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …