leoni

Të riatdhesuarit në komunën e Rahovecit informohen rreth aplikimit për grante që jepen në IADK

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, organizata joqeveritare ‘Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës’ (IADK), ka mbajtur sesionin informues me të riatdhesuar për aplikim te granteve në IADK, për zbatimin e projektit  “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e  kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”. Ky projekt përkrahet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë. Zyrtarët nga IADK,i njoftuan të pranishmit në takim për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, Sipas tyre dokumentet e nevojshme për aplikim janë: Plotësimi i aplikacionit për grant, Personat e riatdhesuar të ofrojnë dokumentin e dëshmisë, Certifikatën e familjare, Kopjen e letërnjoftimit, Kojen e dokumentit për asistencë sociale dhe të kenë gatishmëri për të bashkëfinancuar me vlerë prej 17% . Dokumentet duhet të dorëzohen në zyrën e IADK-së fshati Sfaraçak i Ulët, nr.11,42000 Vushtrri Kosovë, apo në zyrën për të drejtat e njeriut, e cila gjendet në katin e parë në objektin e ri të komunës. Përmes këtij projekti do të mbështeten 105 përfitues nga pesë komuna me grante, trajnime profesionale, shërbime të drejtpërdrejta këshillimore me vlerë rreth 2400 euro, secili përfitues do të bashkëfinancojë projektin me vlerë prej 17%apo 400 euro.  Shpallja e ftesës për aplikim do të jetë e hapur deri me 7 Dhjetor  2018. Qëllimi i projektit është gjenerimi i të ardhurave dhe trajnimi i të rikthyerve dhe familjeve në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve në forme të të mirave materiale; si serra, pajisje mekanizem dhe impute tjera sipas aplikacioneve dhe kërkesave. Projekti përfshin edhe  dhe trajnimet profesionale, këshillimet direkte dhe vizitat studimore me qëllim të krijimit të të ardhurave të qëndrueshme dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të përfituesve. Nga përvoja e stafit te IADK-së u diskutua për disa sektorë fitimprurës  si: pemë, perime, përpunim të ushqimit dhe blegtori.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …