U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale në Suhareke

Gjendja e sigurisë në Komunën e Suharekës u vlerësua e qetë dhe e sigurt, në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë javës ka thënë se kanë ndodhur 4 aksidente trafiku, 1 lëndim i lehtë trupor, 4 kanosje, 6 vjedhje të raportuara, 1 person i humbur, 1 sulm fizik dhe 1 rast pjesëmarrje në rrahje. Ndërsa për aktivitetet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Komunë, ka fol kryesuesja e takimit Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës. Ajo fillimisht ka potencuar aktivitetet në teren që ka zhvilluar kryetari i Komunës ku ka vizituar Projektet që janë në realizim e sipër, kurse më pastaj ka bërë të ditur edhe për takimet që janë zhvilluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …