leoni

MASHT DHE IOM SHQYRTOJNË MUNDËSINË E ZBATIMIT TË PROGRAMIT “ZHVILLIMI I TË MENDUARIT KRITIK TEK TË RINJTË”

Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, mori pjesë në prezantimin e programit “Zhvillimi i të menduarit kritik tek të rinjtë”, i cili do të zbatohet në bashkëpunim me IOM në disa shkolla të Kosovës. Ky program trajnues është zhvilluar nga Universiteti i Kembrixhit (Angli) dhe dizajnuar në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sekretari Kastrati i ka falënderuar përfaqësuesit e IOM që po e mbështesin MAShT-in në zbatimin e planit të veprimit për implementimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe tha se së bashku mund të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie demokratike perëndimore. Sekretari Kastrati, gjithashtu tha se, MAShT është angazhuar që përmes programeve të realizuara me këshillat e prindërve, e që derivojnë nga Ligji për Arsimin Parauniversitar, të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe të reagimit adekuat ndaj dukurive negative. “MAShT-i, gjithashtu është i interesuar që, së bashku me partnerët zhvillimorë të arsimit, të fuqizojë zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit, mësimdhënësit dhe të tjerët, që në momente të caktuara të dinë të mendojnë rreth dukurive të këqija, por edhe të ndërmarrin veprimet e duhura në kohën e duhur”, tha Sekretari. Zhvillimi i të menduar kritik tek nxënësit tanë, përveç se kërkon krijimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe të sigurt, kërkon edhe ofrimin e programeve në funksion të motivimit të nxënësve që të fitojnë vetëbesimin,të dëgjojnë dhe respektojnë mendimet e të tjerëve si dhe  të shmangin të menduarit negativ dhe të gjykuarit nëpërmjet paragjykimeve për të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …