leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM DEKANIN E FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Fahrush Rexhepi, me të cilin bisedoi rreth proceseve arsimore në Kosovë, angazhimet e MAShT për ngritjen e cilësisë në arsim si dhe çështje tjera me interes. Ministri Bytyqi foli për sfidat aktuale të arsimit me ç‘rast, ndër tjera theksoi se, fokusi i angazhimeve intensive është në zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, ngritja e cilësisë së arsimit në përgjithësi, zhvillimin  e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, mundësitë e ndërlidhjes së mësimit teorik dhe praktik.

Ministri Bytyqi dhe dekani Rexhepi u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …