Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se vendimi për rritjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë është i drejtë dhe duhet të vlerësohet në kontekstin e obstruksioneve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës. Ai e ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës të mos zmbrapset nga ky vendim. Ai ka thënë se ky vendim duhet të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga politikat destruktive në raport me Kosovën. Sipas tij, nga kjo betejë Kosova nuk duhet të dalë pa përfitime. Murati ka shprehur optimizëm se vendosja e reciprocitetit me Serbinë do ta afronte zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Ai ka vlerësuar se vendimi për taksën ndaj produkteve serbe është mesazh për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare që të fillojnë ta trajtojnë Kosovën dinjitetshëm dhe barabartë me shtetet e tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …