Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në vazhdën e veprimtarisë së vet ka për detyrë pasurimin e arkivit me fonde e dokumente të natyrave të ndryshme me rëndësi të madhe për shkencën, kulturën, historinë, arsimin etj. Sot profesori i mirënjohur dr. Eqrem Zenelaj, solemnisht do ti dorëzojë ASHAK-së dokumente historike me rëndësi kombëtare, si Skema e Mbretërisë Ilire nga Bardhyli deri të Skerdiliadi e Pleurati, Skema e familjes Balshaj, etj., harta të trojeve shqiptare dhe fotografi të personaliteteve politike-fetare e kombëtare shqiptare, të cilat janë hulumtuar në arkivat dhe bibliotekat evropiane. Këto dokumente kanë rëndësi të veçantë, pasi që shumica prej tyre nuk janë të publikuara më parë.
