Ismet Sylejmani: Fehmiu e Xheva janë ndër figurat më të mëdha të luftëtarëve të çlirimit të Atdheut

Ismet Sylejmani: Fehmiu e Xheva janë ndër figurat më të mëdha të luftëtarëve të çlirimit të Atdheut

(Fjala e mbajtur në një nga sallat e ndërtesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit në Tiranë)

I nderuar kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj!

I dashur Bedri Islami, shoku dhe bashkëveprimtari i Gjeneral Fehmi Lladrovcit dhe Heroinë Xhevës!

Të dashur pjesëtarë të familjeve të Fehmiut e Xhevës, i dashur Ramiz Lladrovci!

I nderuar përfaqësues i ambasadës së Kosovës, ambasador Sylë Ukshini:

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotrinj!

22 shtatori i vitit 2018 shënoi 20 vjetorin e rënies heroike të veprimtarit të madh kombëtar, ilegalit me konspiracion të çelikt, organizatorit e udhëheqësit të shkëlqyer të lëvizjes kombëtare politike klandestine në Kosovë, kryetarit të Lëvizjes Populloretë Kosovës në Gjermani, gjeneralit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës të popullit shqiptar, komandantit historik të Drenicës, heroit të kombit, të lavdishmit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes e bashkëluftetarës së Tij heroinë Xhevës!

Populli shqiptar në Kosovë dhe viset e saja në ish-jugosllavi, në historinë e përpjekjeve dhe luftës titanike për largimin nga Kosova të Serbisë pushtuese, Fehmi Lladrovcin e ka pasur njerin prej bijëve më të mëdhenj, më të lavdishëm dhe shumë të veçantë!

Heroi i kombit Fehmi Lladrovci është në mesin e pesëshes së madhe që me heronjtë e kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Shaban Shala dhe udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, formuan Partinë e Luftës së Kosovës, paralajmëruesen e ardhjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrive tjera çlirimtare!

Hallkë e madhe që lidhte dhe mbante shume fije, ishte burri i kombit Fehmi Lladrovci!

Sikur Fehmiun, të rrallë, shumë të rrallë i ka pasur dhe do ti ketë bijtë Atdheu ynë!

Udhëheqës i vendosur, besnik, i dashur dhe i qeshur me shokë e bashkëveprimtarë, me ushtarë e bashkëluftetarë, i ashpër deri në pakufi me pushtuesit e Atdheut, me armiqt dhe tradhëtarët!

Heroi i kombit Fehmi Lladrovci është emblemë lavdimadhe e figurës së shqiptarit intelegjent, të panënshtruar e i aftë dhe i vendosur për të drejtuar popullin në luftë për liri kundër Serbisë pushtuese!

Në fillim të jetës së tyre vepruan në hapsirat e Drenicës heroike e të panënshtruar, pastaj e nisen zgjerimin e rrethit të ndikimit të tyre të madh kudo nëpër Atdhe dhe jashtë kudo nëpër botë!

Fehmiu e Xheva, burgosjet dhe denimet e mëdha të gjyqeve antishqiptare në Kosovë e vise në ish-jugosllavi, i kthyen në evenimente ku dashuria ndaj çështjes kombëtare u rrit në mënyrë enorme!

Fehmi Lladrovci e Xheva, u bënë personazhe të mëdha, të paarritshme përgjithmonë nga brezat që vijnë, sepse perpos vlerave të reja e të mëdha që i sollën lëvizjes politike ilegale të organizuar, ata u martuan në rrethana të paimagjinueshme!

Fehmi Lladrovci në burg e Xheva shkoi nuse në shtepinë e Fehmiut, kjo ishte ngjarje që kaperceu të gjithe kufinjtë e normales, të gjithë kufinjtë e dashurisë njerëzore, të gjitha praktikat u thyen dhe u tejkaluan, edhe me martesë të tillë Fehmi Lladrovci dheXheva e tij heroinë dhe trimëreshë, u percaktuan edhe më fuqishëm në luftë kundër Serbisë!

Fehmiu e Xheva kudo që ishin, veprimtarinë patriotike për çlirimin e Kosovës, jo vetëm nuk e ndalën e nuk e ulën, por e rritën dhe e pasuruan me gjithëcka, edhe luftën e armatosur kundër Serbisë pushtuese e bënë edhe në Kroaci ndërkohë që pergaditjet për të filluar lufta e armatosur çlirimtare në Kosovë i kishin të pandërprea!

Fehmiu e Xheva, morën pjesë në dy luftëra, pra dy herë luftuan me armë në duar kundër Serbisë pushtuese, herën e parë në Kroaci, herën e dytë në Atdheun e tyre në Kosovë dhe kaluan në perjetësi!

Te jesh shok e bashkëveprimtar me Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xheven, padyshim se ishte nderë e respekt i madh, por edhe pergjegjesi, sepse ata jeten e kishin jo per vete, por per Atdheun dhe çlirimin e pavaresine e tij nga pushtuesit!

Autori i librit “Perjetësia e dyfishtë” shkodrani i madh i Shqipërisë Nënë, djali i personazheve të famshme të Migjenit, “Luli i Vocër” dhe “Zenelit”, nipi i Gjylbegajve të Shkodrës, i nderuari Bedri Islami, është rast i rrallë që librin e shkruan për figura që kanë të kaluar jo vetëm heroike e legjendare, por edhe i tejkalojnë përmasat e zakonshme të personazheve, sepse ata janë të gjithanshm, janë figura kombëtare e ndërkombëtare, janë me kontribute të shumta, si në veprimtarinë kombëtare, si në luftën dhe organizimin e mirefillt të lëvizjes ilegale politike patriotike, si në qendresën kombëtare nëpër burgjet e ish-jugosllavisë, si në ndihmën e madhe në organizimin dhe pjesmarrjen në luftën e armatosur për çlirimin e Kroacisë nga Serbia hegjemoniste dhe krejt në fund për luftëtarin dhe komandantin e strategun e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralin lavdimadh e sypatrembur Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e Fehmiut, luftëtaren dhe komandanten e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroinen e kombit Xheva Krasniqi- Lladrovcin!

Autori i librit ”Perjetësia e dyfishtë”, shkrimtari i talentuar, kryetari i famshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës Dega Jashtë Vendit në kohën e luftës së lavdishme e historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shoku e bashkëveprimtari i personazheve, i nderuari Bedri Islami, nuk ka shkruar një libër dosido, por ka shkruar një liber monument, sepse personazhet e tij janë të pavdekshëm jo vetem pse kanë derdhur gjak e kanë dhënë jetë për lirinë dhe çlirimin e atdheut, por nuk kanë lënë gjë pa bërë e gjithëçka që ka qenë njerëzore, që Atdheu të bëhej i lirë dhe i pavarur nga Serbia pushtuese!

Çlirimi nga Serbia pushtuese i Kosovës, ishte ëndrra, ishte jeta, ishte shëndeti, ishin fëmijet, ishte e ardhmja, ishte ideali madhorë i personazheve epike të shkrimtarit Bedri Islami!

Edhe të tjerë personalitete të mëdha të letrave kanë shkruar e do të shkruajnë për Fehmiun e Xheven, pasi për këto dy figura do të jenë gjithmonë të interesuara emrat e mëdhenjë ta thonë fjalen e tyre, por si Bedri Islami, askush deri më sot nuk ka arritur ti gdhendi e ti dergojë te çdo lexues, në çdo bibliotekë, ashtu sikur ishin në origjinal, dhe do të dëshiroja që Bedri Islami, të mos tejkalohej, pasi edhe nëse do të tejkalohej artistikisht, që dyshoj se nuk bëhet dot, por shpirtërisht askush nuk do ti admirojë e nuk do të shkruaj me loqkë të zemrës e të shpirt, me lotë ne sy e me ofshama të njëpasnjëshme dhe me netë të tëra të pagjumë, nga dhembja për shokët dhe nga meraku se a do të arrijë ta thotë tërë atë që e ndjente për Ta!

Bedri Islami, se sa shumë e ka dashur e se sa shumë është hidhëruar e merzitur për rënien heroike të Fehmiut e Xhevës, thotë “…po të ishte e mundur, datën 22 shtator të vitit 1998, do ta kisha hequr nga të gjithë kalendarët e botës…”!

Populli shqiptar dhe Atdheu e kombi ynë, e kanë pasur për nderë që ta ketë djalë të vetin heroin e kombit Fehmi Lladrovcin dhe bijë të sajë heroinën e kombit Xheva Krasniqi-Lladrovcin!

Lavdi e përjetshme Fehmiut e Xhevës!

Suksese e vepra të reja, shkrimtarit të talentuar e shqiptarit të madh Bedri Islami!

Prishtinë,19 nëntor 2018!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …