Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Për publikun, letër nr. 1

Kam shkruar shumë herë duke menduar se dikush edhe mund të më lexojë  ndonjë rrjesht prej mendimeve të mia; kam shkruar duke menduar ashtu si dhe shumë  krijues, botues e shkrues të tjerë se po kontribuojmë diçka për mirë. Falënderoj të gjithë ata intelektualë   dhe shkrues të tjerë  të shquar bashkëkombës të mi si:  Eshref Ymeri, Ahmet Qeriqi, Mehdi Hyseni, Bedri Tahiri, Xhemail Peci, Fatmir Terziu, Bashkim Hoxha, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Fran Shkreli, Viron Kona, Ilir Levonja, Sheradin Berisha, Abdulla Mehmeti, Fatmir Minguli, Vaso Papaj, Shpend Topollaj, Xhevahir Cironku, Ilir Malindi, Vladimir Muça, Ilir Paja, Kadri Tarelli, Hazir Mehmeti, Enver Morina dhe shumë të tjerë që falë teknologjisë , internetit dhe të mediave të lira e të pavarura, i falënderoj ata dhe këto media të cilat kanë botuar shkrimet, krijimet dhe mendimtarinë shumë të vyer të tyre prej të cilëve kam mësuar ato të cilat nuk i kam ditur dhe që duke i lexuar ata dhe shumë të tjerë  kritikë, analistë, opinionistë, historianë, studiues, krijues e profesorë të merituar, moralistë e patriotë  shqiptarët mësojmë  shumë nga ato që nuk i dimë por që duhet të ushqehemi e të edukohemi intelektualisht dhe kombëtarisht prej atyre të cilët fatmirësisht na ofrojnë këtë  mundësi, nevojshmëri  dhe duhuri domosdoshmërie kombëtare.

Dhe u bëj thirrje shqiptarëve që lexoni dhe studioni letrarët e guximshëm të cilët kontribuojnë intelektualisht  për diturinë dhe dijet, pa të cilat kombi mbetet prapa dhe i vonuar.

Falenderoj edhe ata përkthyes të mrekullueshëm të cilët na i kanë përkthyer në shqip veprat e mëdha letrare, filozofike, historike, politike, demokratike , akademike e shkencore të shkrimtarëve ,filozofëve dhe shkruesve  e dijetarëve të mëdhenj botërorë.

Po i drejtohem publikut me një seri letrash  të shkruara  shkurt

Kur individi, shoqëria, shteti dhe Kombi përfaqësohen dhe qeverisen nga individë shpirtlig dhe me vizion të errët; kur Kombi dhe shteti  sundohen nga individë të cilët janë egoistë, injorantë, të pa kulturë e të pa edukatë morale, pa trashëgimi të fisme dhe të pa trashëgimi e pa kontribute kombëtare; dhe kur madje edhe demokracia e cila pretendon se është qeverisja më e mirë, dhe nëse edhe demokracia instalon në sistem një elitë të tillë politike, shoqërore, shtetërore, juridike, akademike dhe mediatike  dhe sidomos në drejtësi,  në shtet dhe në institucionet e tij; dhe kur  edhe demokracia  zgjedh keq dhe të këqinjtë , dhe kur ajo i zgjedh të tillët vazhdimisht, atëhere Kombit  as në demokraci nuk i ndahen të këqijat shoqërore, moszhvillimi, prapambetja, padrejtësitë, pakënaqësitë , tradhëtitë, konfliktet dhe vuajtjet  e pasojave  të tjera të rënda  si krimi, korrupsioni, mjerimi, papunësia, stresi dhe depresioni të cilat Kombit i vijnë prej ligësive të përsëritshme të atyre të cilët e sundojnë, ligësi të  cilat vetëm sa rriten, shtohen  e përkeqësojnë nëse shoqëria nuk përpiqet, nuk reziston, nuk vepron  dhe nuk kundërshton për të ndryshuar realitetin e përvuajtur.

Vazhdon…

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …