Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja, Ana Brnabiç e kanë lutur ambasadorin kinez që t’ia bartë udhëheqjes kineze faktin se Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë. Kryetari i Serbisë ka akuzuar KFOR-in se qëllimisht i ka mashtruar për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po organizohej nga policia speciale e Kosovës. “Ndërhyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën e veriut, ka dëshmuar se forcat e KFOR-it, respektivisht NATO, qëllimisht kanë mashtruar publikun e gjerë dhe sot të gjithë e kanë të qartë se me urdhër të kujt dhe në lidhje me cilat fuqi përfaqësuesit e NATO-s kanë gënjyer”, ka thënë kryetari i Serbisë, Vuçiç.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …