Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ka shënuar sot 74 vjetorin e themelimit të saj

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ka shënuar sot 74 vjetorin e themelimit të saj

Biblioteka Kombëtare, “Pjetër Bogdani”,  në Prishtinë ka shënuar sot 74 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast është hapur ekspozita me fotografi dhe dokumente “Kujtesa e Kosovës” Demonstratat Shqiptare të vitit 1968, të cilat sot kanë mbushur 50 vjet. Për përvjetorin e Bibliotekës foli drejtori, Fazli Gajraku, i cili theksoi prioritet nëpër fusha të ndryshme me të cilat tani do të punojnë për realizmin e këtij projekti, pastaj mbrojtja e koleksioneve, dixhitalizimi etj. Por krahas realizimit ne përballemi edhe me probleme të ndryshme, theksoi ndër të tjera në fjalën e tij, drejtori Fazli Gajraku.

Në këtë përvjetor të Bibliotekës ishte i pranishëm edhe ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi i cili premtoi përkrahjen e pa rezervë për Bibliotekën dhe ndau çmimin e vitit për punëtoren,  Blerta Slishani. Në emër të Shoqatës së të burgosurve politik, njëherit edhe organizator i ekspozitës Kujtesa e Kosovës” Demonstratat Shqipëtare të vitit 1968, doktor Zymer Neziri ktheu në kujtesë demonstratat e vitit 1968, me rastin e 50 vjetorit . Kjo ekspozitë u kushtohet demonstratat e vitit 1968, në 9 qytete të Rrafshit të Dukagjinit, të Rrafshit të Kosovës, të Llapit të Anamoravës, dhe të Luginës së Pollogut. Rinia dhe populli shqiptar dolën me vendosmëri me kërkesat e tyre për Kushtetutë, Republikë, Vetëvendosje etj. Lufta politike nuk u ndal deri me fitoren e UCK-së.

Ekspozita është përgatitur nga Merimam Braha dhe Ismail Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …