Kryeministri, Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka njoftuar ambasadorët e Quintit rreth zhvillimeve të fundit politike dhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë veprim pas pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës. Po ashtu, kryeministri Haradinaj, i ka siguruar ambasadorët e Quintit se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ta ruaj rendin dhe qetësinë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke demantuar dezinformatat e medieve të Serbisë për të ashtuquajturën krizë humanitare në veri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …