leoni

Në komunën e Deçanit jetësohet vendimi për masën 100% ndaj produkteve të Serbisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 21 Nëntor 2018 mori vendim  që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Po ashtu, Qeveria e vendit obligoi Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hy në fuqi menjëherë dhe po zbatohet. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe inspektorët komunal kanë inspektuar  bizneset lokale në Deçan për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se gjatë këtij inspektimi kamë vërejtur se ky vendim është jetësuar edhe në komunën e Deçanit dhe të gjitha bizneset janë duke e zbatuar në përpikëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …