leoni

Latifi, takohet me Shefen e Zyrës së Bashkimi Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe kryetar të komunave

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, gjatë ditës së Enjte në Prishtinë ka qenë pjesë e një takimi të gjerë me kryetarë të komunave, të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ku u diskutua për menaxhimin efektiv të mbeturinave në Kosovë. Në këtë takim, të udhëhequr nga Shefja e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova është diskutuar për ambientin në përgjithësi dhe për mundësinë që të përmirësohet e të ruhet edhe më shumë e më mirë.

“Potencova hapat që kemi ndërmarrë deri tash si komunë dhe planet tona për të ardhmen si dhe kam kërkuar mbështetje nga BE dhe Ministria në projektet tona për të ruajtur, mbrojtur dhe kultivuar mjedisin e Rahovecit”, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …