Njëra nga ëndrrat tona më të pëlqyera që nga përfundimi i luftës ka qenë dhe mbetet krijimi i një armate të rregullt. Për këtë është folur e përfolur goxha shpesh dhe nga pushtetarët e Kosovës janë lëshuar shumë deklarata premtuese.
Mirëpo, fakti se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura kërkon marrëveshje paraprake mes nesh, Brukselit dhe Beogradit nuk zuri vend në deklaratat pompoze të pushtetarëve tanë. Po-ashtu, pothuajse gjithnjë u hesht fakti se ky shndërrim do të jetë i pamundur pa u bërë ndryshimet e duhura brenda ligjeve dhe kushtetues në fuqi. Këtu edhe qëndron problemi i cili ka gjasa tejet të vogla të tejkalohet ngase Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa miratimin e dy të tretave të votave të pakicave të përfaqësuara në Kuvend. Se sa “lehtë” mund t`i kemi këto vota mund ta kuptojmë duke rikujtuar se cili është mendimi dhe qëndrimi i deputetëve serbë lidhur me këtë. Ata këtë e thanë qartë gjatë vitit të shkuar kur bojkotuan seancën e Kuvendit, duke dalë kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës. Kurrfarë befasie! Dhe, fundja: Faji është joni! Ne jemi ata që e futëm Listën ‘Srpska’ në Qeveri dhe tani kjo “Listë”, pranuam ne apo jo, e mbanë në duart e veta edhe këtë çështje duke e bërë të pashmangshëm përzierjen e Beogradit.
Janë vetë përfaqësuesit e “Listës” ata që disa herë kanë deklaruar se për këtë çështje shkijet do të vendosin ashtu siç do t’i këshillojë Beogradi.
Dhe, thënë të drejtën, nuk është fare e pamundur që kjo çështje të pengohet edhe nga qarqet në Bruksel duke pasur parasysh përvojën që kemi me këto qarqe. Serbia, gjithmonë e ledhatuara e Evropës, vazhdon të jetë e ledhatuar edhe sot e gjithë ditën. Këtë, fundi i fundit, e deklaroi botërisht edhe vet ministri i jashtëm serb Daçiq kur më 29 dhjetor, mes tjerash tha se “Marrëveshje të Brukselit nuk do të kishte sikur përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton të mos i kishte pranuar kërkesat e Beogradit”.
Po-ashtu, vetëm gjashtë javë më vonë (më 10 shkurt), e pasi që përfunduan bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë me pranimin e Marrëveshje për Gjyqësinë, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq haptazi falënderoi Federica Mogerinin, e cila, siç tha ai, “i kishte dëgjuar planet serbe sikur dhe paraardhësja e saj, Catherine Ashton”.
Dhe, çfarë mund të thuhet se na ka mbetur nga ajo gjysmëë-pavarësie që trashëguam nga Pakoja e Ahtisaarit, kur edhe me Kuvendin e Kosovës bën lojë dhe vendosë si do vet Serbia? Më 19 janar Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron se “sot është shtyrë për të mërkurën, më 21 janar, shqyrtimi i Projektligjit në Kuvendin e Kosovës lidhur me Kombinatin Trepca”. Kjo, deklaroi botërisht ai, është e arritur e qeverisë së Serbisë “në mënyrë që të zgjidhet ky problem”.
E kërkesat e Beogradit, ashtu siç janë pranuar gjithmonë (në dëm të shqiptarëve) pranohen edhe sot. Neve na është lënë kinse “de jure” udhëheqja me vendin, ndërsa “de facto” këtë po e bëjnë shkijet. Gjithçka duhet vënë në binarët që i përcakton Beogradi. Dhe, ky dominim i politikës sllave në Kosovë vazhdon të shtrihet në të gjitha poret e jetës që nga institucionet më të larta shtetërore e deri tek ato komunale. Dhe, ata, të mbështetur nga Beogradi (dhe Evropa) veprojnë si padronët e paprekshëm në truallin tonë dhe pa kurrë farë frike veprojnë jashtë çdo ligji të një bote të qytetëruar. Ta zëmë, përderisa ne, që nga mbarimi i luftës, nga buxhetet tona tejet të varfra ndërtojmë anë e kënd Kosovës shtëpia për shkijet e ikur, pakica e tyre ua pamundëson shqiptarëve që në truall të vetin dhe me lekun e vet të ndërtojnë shtëpi aty ku dikur edhe i kishin por të cilat i dogji dhe i plaçkiti komshiu i tij-shkja. Dhe, kur duhet vepruar kundër gjithçkaje që ka të bëjë me shqiptarin, i gjejmë bashkë strukturat serbe: legale dhe ato ilegale. Nuk është fare e panjohur se, Aleksandar Spiriq, nënkryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, në të njëjtën kohë ushtron edhe postin e shefit të organit paralel-jolegal e i cili punon haptazi për llogari të Serbisë. Atje, strukturat legale dhe ilegale serbe janë gjithnjë bashkë kur duhet ndaluar banorët e lagjes “Kroi i Vitakut” për t’i ndërtuar shtëpitë e tyre.
Inspektorët serbë dalin në terren vetëm kur duhet ndaluar ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve. Presionet e këtilla shpeshherë përfundojnë edhe me arrestime të shqiptarëve që duan të kenë pullaz mbi kokë!!! Kurse qeveritarët tanë fusin kokën në rërë dhe bëhen “më katolik se Papa” gjithnjë duke fajësuar vetëm institucionet shtetërore të Serbisë thua se vet populli serb na qenka engjull i pafajshëm. Pse të mos thuhet botërisht e vërteta se populli serb urren të gjithë popujt e tjerë (përveç rusëve) e më së shumti urren kombin shqiptar ndaj të cilit, gjatë historisë së shkuar, ka bërë krime makabre?
Heshtim ngase kemi frikë nga e vërteta ose nga bindja e prapësht se duhet të flasim ashtu sikur na mëson Evropa (përkrahëse e Serbisë)? Pse të mos thuhet troç se nuk janë vetëm institucionet serbe kundër qenies shqiptare, por është vet populli serb që gjithnjë zgjedhë përfaqësuesit ultranacionalist – mbeturinat e lëvizjes çetnike të Drazha Mihajlloviqit dhe të Vojisllav Sheshelit?
Se shqiptarofobia dhe urrejtja patologjike e shkijeve ndaj nesh nuk është sëmurje që shërohet dhe se ëfarë pushteti kanë shkijet në qeverinë e Kosovës tregon edhe e dhëna se para pak kohësh ministri Jabllanoviq botërisht deklaron se nënat shqiptare janë egërsira! Dhe prapë, faji është joni. Jemi ne shqiptarët që e futëm shkjaun në qeveri duke harruar përvojën e dhembshme historike me sllavët! E për ta bërë ironinë (dhe pafytyrësinë) edhe më të madhe, kryeministri Mustafa, në pyetjen pse nuk e shkarkon Jabllanoviqin, përgjigjet se ai “nuk shkarkon as kë shkaku i deklaratave”.
A u dashka, sipas Isa Mustafës, që Jabllanoviqi të vrasë shqiptarë për të merituar largim nga qeveria?! Apo ndoshta kemi harruar se është e pamundur që robi ta shkarkojë padronin?! Shkarkimi ndodhi vetëm pas demonstratave të dhunshme kur Isa u mbështet për muri dhe bëri këtë hap kompromisi.
Dhe, për të qenë tragjikja më e madhe, jo vetëm që Isa Mustafa lejon Jabllano-viqin të ofendojë nënat e dëshmorëve dhe të mohojë viktimat e luftës, ai e lejon edhe bashkë-partiakun i tij, kryetarin e komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq t`i fyejë gjakovarët. Mikiq i ka quajtur “egërsira” ata që hodhën gurë mbi autobusët me qytetarë serbë që ishin nisur ta vizitojnë manastirin e Gjakovës. I njëjti merr tani vendim që në Ranillug të emërtohet një rrugë me emrin e “Kasapit të Ballkanit” S. Millosheviq, dhe, sipas tij tashmë pritet vetëm vendosja e tabelës që bartë këtë emër. Dhe, jo vetëm kaq. Ai shton edhe se po diskutohet çështja e rrugës që do mbanë emrin e kryeçetnikut Drazha Mihajloviq. Nuk i pengon kjo as Isa Mustafës e as Federica Mogerinit!!!
Po ashtu, qeveritarët tanë lejojnë Nikoliqin të vendosë postbllok në Brezovicë, e lejojnë Mariqin të komunikojë nga ministria pa simbolet tona, e lejojnë Stojanoviqin ta quajë Kosovën Serbi – të gjithë këta zyrtarë të Republikës së Kosovës që paguhen me paratë e Kosovës e për të punuar kundër Kosovës! Kjo nuk ndodhë askund në botë!
Skenat që përjetuam para pak kohe nga tubimet protestuese për ruajtjen e minierës së “Trepçës” nuk janë tjetër veçse shenjë ogurzezë e rikthimit në të kaluarën jo aq të largët kur në të njëjtën mënyrë populli protestonte kundër dhunës së pushtuesit barbar serb. Por, që kjo të jetë edhe më tragjike, sot populli detyrohet të protestojë kundër pushtetmbajtësve që zgjodhi me votën e vet: Kundër një qeverie të përbërë nga diletantët politik, sahan-lëpirësit e Evropës dhe kuislingët.
A nuk janë të gjitha këto shenja të rikthimit kah periudhat më tragjike të historisë sonë?
Dhe tani që zumë në gojë historinë, para pak kohësh pata shkruar se duhet t´ia rikujtojmë rinisë shqiptare (dhe jo vetëm rinisë) barbaritë e shkijeve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mirëpo, edhe historia jonë më larg, tok me barbaritë e sllavit dhe të grekut dhe me padrejtësitë e Evropës me rastin e faljeve të trojeve shqiptare, duhet të jetë e pranishme në mësonjëtoret e shkollave dhe në odat tona orë e çast. Historinë e shovinizmit serb, grek dhe malazias dhe barbaritë e tyre kërkohet ndriçuar dhe rikujtuar pa ia ndarë. Njeriut tanë duhet rikujtuar goxha shpesh se si ndodhi që Ulqini t´i aneksohet Malit të Zi dhe se si ndodhi që rreth 20 mije kilometra katrore të tokave tona ju dhanë Serbisë. Ç´e keqe nga mësimi i të së vërtetës se në vitin 1905 shqiptarët ishin pronarë të gjysmës së dyqaneve në Cetinë të Malit të Zi, ose si ndodhi shkombëtarizimi i shqiptarëve në Greqinë e sotme kur dihet se më 1913 vetëm në Selanik jetonin 12 mijë shqiptarë? Pse të mos shkruhet më shpesh (dhe pa droje) për çështjen e Çamërisë? Pse të mos mësojë rinia jonë për planet e gjithmonshme të Serbisë për ndjekjen e shqiptarëve që pasqyrohen më së miri me dy projektet famëkeqe të Vasa Çubrillovicit? Pse të mos mësohet për plagën e Tivarit dhe për masakrat që bënë hordhitë çetnike (të kinse aradhes partizane) të “Bokelska Brigada” mbi popullatën civile shqiptare fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore? Pse?
Elita pushtetëmbajtëse jona është plot gojë premtime për një të ardhme më të mirë të Kosovës, por harron se nuk ka ardhmëri të mirë nëse e kaluara nuk njihet mirë!