Produktet që nuk i referohen Kosovës si shtet, largohen nga tregu edhe në Suharekë

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit, ka dy ditë  që është  në terren dhe po zbaton vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet. Inspektorët komunal, po inspektojnë Qendrat dhe dyqanet tregtare për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”. Drejtoresha e Inspeksionit, Jehona Lumi, shprehet se “duke u bazuar në Urdhëresëne lëshuar nga (MTI) Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi, ne kemi ndërmarrë këtë aksion dhe nuk do të ndalemi derisa të inspektojmë të gjitha lokalet tregtare”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …