Mona Agrigoroaiei: Luftën e bëjnë trimat dhe përfitojnë nga ajo horrat”!


Verifikimi i listës së veteranëve të UÇK-së në Kosovë ka nxjerrë shumë parregullsi.


Njërëz që nuk kanë luftuar kurrë në UÇK, bile njerëz që kanë luftuar kundër UÇK-së duke i shërbyer edhe armikut, gjenden në listat të veteranëve të UÇK-së…


Këtu faji u takon jo vetëm atyre horrave që përfitojnë nga lufta, por edhe atyre që i kanë nxjerrë këta horra në bazë të miqësive, pazarlleqeve etj.


Këta përgjegjës të listave që kanë nxjerrë “veteranuca” duhet të dënohen për falsifikim të dokumentacionit të listave.


Ligji për veteranët e luftës duhet të ndryshohet dhe të përcaktojë dënime të ashpra si dhe për “veteranucët” mashtruesë, po ashtu edhe për ata që i kanë futur nëpër lista mashtruesit. Bile do të thosha se dënimet për ata që trafikojnë ndikim dhe fusin “veteranucë” nëpër lista duhet të jenë më të mëdha, nga 10-15 vjet burgim të rëndë!!!


Kategoria e veteranëve të luftës është një kategori shumë të ndieshme. Janë ato trima që kanë luftuar dhe kanë bërë që Kosova e sotme të jetë e lirë, dmth. kanë bërë që të mos jetë më pushtimi i drejtpërdrejtë serb në Kosovë.


Kategoria e “veteranucëve” është kategori e njerëzve të ulët moralisht që, duke dashur të përfitojnë materialisht prej ligjit të veteranëve dhe beneficioneve të saj, kanë aplikuar pa asnjë të drejtë morale dhe kombëtare në statusin e veteranit! Ata janë aq të ulët moralisht se mendojnë vetëm për lekun që mund t’i ofrojë këtë status dhe nuk kanë ngritjen morale të mendojnë në misionin, vizionin çlirimtar dhe në idealin kombëtar të UÇK-së


Lufta e shenjtë e UÇK-së nuk guxohet të njolloset nga përfituesit e statusit veteran, nga persona që nuk kanë luftuar, nuk kanë dhënë mundin dhe djersën në luftën çlirimtare apo nga persona që i kanë dhënë mundin dhe djersën armikut, duke tradhtuar rëndë kombin dhe atdheun!


 


Rumani, 16.03.2015


 


 


Mona Agrigoroaiei: Çka ka mbetur nga “shpallja” e zhurmshme e “Republikës së Iliridës”?!


 


Ndoshta “Republika e Iliridës” ua ka shërbyer vetëm disa gjeneralëve të vetshpallur, të cilat kanë mbledhur (të lexohet: vjedhur) fonde në emër të çlirimit, por jo popullit?!


 


 


E paralajmëruar dhe e trumbetuar me daulla e këmbana, “Republika e Iliridës” nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç një dëmtim të çështjes kombëtare shqiptare.


Sepse kjo “republikë” ka ndalur përpjekjet çlirimtare të nevojshme ne vere pas shperthimit te protestave popullore, dhe ka fundosur trevat shqiptare nën pushtimin dhe kolonizimin sllavo-maqedonas, edhe më thellë.


Koncepti i “Republikës së Iliridës” nënkupton një konfederatë me pjesën sllavo-maqedonase dhe është normale, nënkupton mosndarjen e pjesës shqiptare nga pjesa sllavo-maqedonase, gjë që është thellësisht antikombëtare.


Thëniet e protagonistëve se “Republika e Iliridës” do të çonte në ribashkim kombëtar kanë qenë thellësisht kozmetikë marketingu politik!


Këto kozmetika marketingu politik janë të parapëlqyera nga disa brenda grupeve të lëvizjes kombëtare, që në vend të lejojnë bajraktarizmat dhe përçarjet, në vend të lejojnë grindjet dhe të krijojnë një koncept strategjik për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë, u pëlqejnë dhe veprojnë sa për t’u dukur (apo: sa për t’u vjedhur)…!?


Ndoshta ajo “republikë” ua ka shërbyer vetëm disa gjeneralëve të vetshpallur, të cilat kanë mbledhur (të lexohet: vjedhur) fonde në emër të çlirimit, por jo popullit?!


Shqiptarëve nuk u duhen “konfederata” me Gruevskin, u duhet NDARJA PËRFUNDIMTARE NGA SUNDIMI DHE KOLONIZIMI SLLAVO-MAQEDONAS. Çdo koncept tjetër është kundërproduktiv dhe antikombëtar.


Në afat të gjatë, “Republika e Iliridës” ka krijuar dëme lëvizjes kombëtare, duke e paralizuar nga veprimi konkret e kombëtar për çlirimin e pjesës së Kosovës Jugore nën IRJM.


Lëvizja kombëtare del e dobësuar në hyrje të vitit të ri, pas pamundësisë organizimi të një lufte çlirimtare në verën e vitit të kaluar.


Asaj i kërkohet urgjentisht të mbledh forcat, sepse…. Sërish vjen marsi…!!!


Kufijtë artificiale dhe koloniale duhet të zhduken dhe e përkdhelura e Evropes, IRJM-ja duhet të zhduket gjithashtu, sepse është një burim të vazhdueshëm kërcenimi për sigurinë e Ballkanit.


Nënshtrimi i shqiptareve në IRJM vazhdon dhe është e papranueshme që në mes të Evropës të jetë një çështje koloniale, siç është çështja e shqiptarëve nën IRJM!


Së fundi, unë them se nuk frikësohem assesi nga kërcenimet, shantazhet dhe përpjekjet e disa “protagonistëve” të caktuar për të më bërë të mbyll gojën. Kur i ashtuquajturi “major” i vetshpallur Nusret Kaloshi më kërcënonte për të tërhequr shkrimin e parë që e kam shkruar në shtyp kundër këtij fenomeni të dëmshëm  – Republika e Iliridës, fakt që e kam bërë me argumente të pakundërshtueshme, unë nuk i jam frikësuar atij dhe nuk kam tërhequr shkrimin nga shtypi.   Kur i ashtuquajturi “shef i shërbimit” të Iliridës, Xhelal Selmani, më ka kërcënuar për ndalesë 99 vjeçare në të ashtuquajturën “Republikë të Iliridës”, unë jam pyetur, shef i cilit shërbimi na qenka ky? I DBK-së?! Ndoshta… sepse vetëm DBK-ja (shërbimi sllavo-maqedonas) dhe UDB-ja ua ndalon shqiptarëve të vijnë në trojet e veta…….. Me presione dhe kërcënime nuk do të arrini të më ndalni t’u tregoj të vërtetën shqiptarëve.


 


 Rumani, 12.03.2015


 


 


Mona Agrigoroaiei: IRJM – shtet i dështuar që kërcënon sigurinë ndërkombëtare


 


Duke nëpërkëmbur sigurinë humane (njerëzore) të një populli të tërë – popullit shqiptar, IRJM është bërë gjithnjë e më shumë një shtet të dështuar, një monstrum që do të kapërdijë edhe paqen dhe sigurinë në nivel rajonal


 


Në programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të vitit 1994, siguria njerëzore konceptohet si “siguri nga kërcënime kronike si uria, sëmundjet dhe represioni” (Allan Collins, Studime bashkëkohore të sigurisë, f. 129). Në këtë kontekst, shkolla e konceptimit të ngushtë, me përfaqësues Mack, “argumenton se kërcënimi i përdorimit të dhunës politike mbi indiidët prej shtetit apo aktorëve të tjerë politikë të organizuar, përbën fokusin e duhur të konceptit të sigurisë njerëzore” (Collins, vepër e cituar, f. 132). Nga ana e saj, shkolla e konceptimit të gjerë shtrin përcaktimin e sigurisë njerëzore, duke theksuar se qëllimi i saj është, sipas Alkirit, “të mbrojë bërthamën jetike të të gjitha jetëve njerëzore për të promovuar liritë njerëzore dhe realizimin individual” (Allan Collins, vepër e cituar, f. 133). Siguria njerëzore është antropocentrike, sepse është orientuar drejt njeriut, për dallim nga siguria shtetocentrike. Ajo është “e orientuar drejt sigurisë”, sepse fokusohet tek liria nga frika, nga rreziku dhe kërcënimi” (Idem).


Pikërisht, ky koncept është i dobishëm për të trajtuar situatën e popullit shqiptar në trevat e veta nën IRJM. Shqiptarët nuk kanë siguri njerëzore, janë të kërcënuar nga shteti, i cili vë theks në sigurinë shtetocentrike, me një aparat represioni dhe dhune të zhvilluar. Populli shqiptar keqtrajtohet nga shteti sllavo-maqedonas. Dhuna dhe represioni ndaj popullit shqiptar manifestohet nëpërmjet trajtimit të shqiptarëve si një popull të dorës së tretë, përmes një “drejtësie” të kontrolluar nga pushteti kundër shqiptarëve, përmes vrasjeve, masakrave, terrorit shtetëror të theksuar dhe inskenimeve si Smilkovci apo Sopoti. Demokracia në IRJM është zëvendësuar nëpërmjet një pseudodemokraci autoritariste dhe nëpërmjet një represioni të gjerë ndaj popullit shqiptar. Elementët serbofile brenda shtetit sllavo-maqedoanse, me në krye me Nikolla Gruevskin, kanë kapur IRJM-në dhe ushtrojnë terror ndaj popullit shqiptar.


IRJM manifestohet si një aktor i tërbuar, i cili përpiqet të kontrollojë gjithë shoqërinë civile, gjithë politikën dhe të gjithë qytetarët e tij.


IRJM ka karakter artificial dhe kolonial, sepse është krijuar artificialisht, jo nëpërmjet proceseve shtetformuese normale e natyrore dhe sepse kolonizon një popullsi të tërë shqiptare në trevat e veta.


IRJM, si pasojë e kësaj, është shtet i dështuar dhe kërcënim ndaj lirisë dhe sigurisë ndërkombëtarë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në IRJM dhe t’u tregojë vendin ujqërve të zinj, në radhë të parë Gruevskit dhe Mikajllovit që sillen si Hitleri dhe Himmleri në këtë “shtet” autokratik dhe antishqiptar, derisa nuk është tepër vonë.


Populli shqiptar e ka kupën e durimit në fund. Mashtrimet e 2001 përmes Marrëveshjes se Ohrit, që nuk u respektua, dhe në thelb kanë krijuar privilegje dhe ofiqe vetëm pushtetarëve të sëmurë shqipfolës, i kanë dhënë një shansë të fundit të ekzistimit të kësaj krijesë. Pas gati 14 vjeteve, është parë se IRJM u mospërfill të drejtat të shqiptarëve dhe, si pasojë të kësaj, duhet të zhduket nga harta e Ballkanit!


 


 Rumani, 11.03.2015

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …