Gjergj Kastrioti

Prof. dr. Hakif Bajarmi: Dorëshkrimi serb për Skënderbeun i viti 1778 III

Një parahistori prohoriste për Epokën e Skenderbeut që të kuptohet madhështia  e TIJ

Perandoria Romake zgjati 503 vjet; Perandoria Bizantine zgjati 1058 vjet, Perandoria Osamne jetoi 560 vjet.Në këtë kohë janë shenuar PESË periudha të Perandorisë Osmane: Perudha e themlimit 1299-1453; Periudha e lulzimit 1453-1579; Perudha e ngadalsimit 1579-1683; Perudha e dekadencës 1683-1792 dhe Perudha e rrximit 1792-1922.Në këtë perndori kanë jetuar sipas Sheriatit dy popuj (qytetarë)-Myleti myslim- qytetarët  turq, kurd, lazë, çerkezë, arabë, pomakë, abazë, lezgjit, çeçenët, gjerogjianët, dagestanait, shqiptarët etj. Në grupin e dytë hyjnë qytetarët-Myleti Zëiim (qytear të krishterë):bizantinët, bullgarët, vllëhet, serbët, kroatët, çifutët, mesturitët, surianët, gjeldanitët dhe shqiptarët (pjesa krishtere-hb). Kjo ndarje e shqiptarëve I ka pasë dy anë të medaljes në lëminë e mbiejtesës  lidhur me pagimin e taksës dhe fitimit të hasëve, zeameteve, timareve, feudeve, të cilat mund të mabnin armë dhe të marrin pjesë në ushtri. Lidhur me këtë turkologu Tunali Hilmi (1863-1928) dëshmon se turqit ishin gjithëmonë PAKICË në Perandrori. Ndërsa etnologu prof, Mehmet Ali Ayni, Milliyetçilik-Kombësia, deshmon ndarjen e qytetarëve (miletit) në baza fetare. 18.(18. shiqo: Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët…1997, f.19 ; f.22/3)

PSE PUSHTETARËT E SHTETEVE FQINJE NUK PROVUAN KURRË T` I BOTOJNË DORËSHKRIMET PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKENDERBEUN

Dorëshkrimet për Gjergj K. Skenderbeun janë ma të shumta se sa librat e botuara. PSE? Hulumtimet e vëmendshme dhe sistematike kanë vërtetuar se dorëshkrimet e pabotuara për Gjergj Kastriotin-Skederbeun janë më të shumta se sa ato që janë botuar, kuptohet deri në fund të shekullit XIX-të. Ka ndodhë ky fenomen, sidomos evropian sepse ka pasë përpjekje serioze “mbipolitike dhe mbi ushtrake”, që personalitetin e Skenderbut pushtetet përkatëse fqinje ta përvetsojnë. Duhet shenuar se autorët e dorëshkiemve janë individ për kohën me kredibilitet kulturor, në të shumtën e rasteve. Ata në dorëshkiemt e tyre, në të shumtën e rasteve nuk shprehin qëndrimin e qeverive dhe politikave të shtetit dhe sidomos religjionit të tyre, mos edhe të popullit të tyre, që Gjergjë Kastrioti Skenderbeu i kombit shqiptar mos të ketë fare. Por ky gjeni i luftës për liri të jetë i “sojit tyre”, për t` ua rritur famën edhe ma të lartë të “popujve të qiellit”, religjionit të tyre plot ekzagjerime dhe ritual pagane. Kaq largë pra kishte shkuar ROMANTIZMI te disa popuj, sidomos te Serbianët, por po them edhe te të gjithë evrpian, pra edhe ten jë pjesë e popujve ballkanik, sa që në përpiekjet e tyre gnejshtare, “nga pylli nuk shihet mali”.19. (19.shiqo: Teodosieje, Srpski rukospis o Skenderbegu, f. 192;f.196; analzë tendecioze më 1890 në publikimin e SANU, seprat e veçantë).

Informatën e pare për Dorëshkrimin Serbian për Skenderbeun e kam pasë nga Çedomir Mijatoviq, I cili e njotonte opinionin më 1890. Kërkesën për ta hulumtuar këtë dorëshkrim e kisha bërë më 1976 në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Kërksës sime me gojë më është lëshuar informata ( jo me shkrim) se: “ai dorëshkrim me shumë të tjera libra janë shkatrruar në prill 1941, nga bombardimet naziste. Nja gjashtë muaj më vonë kisha fituar informatë se dorëshkrimi ekziston, por është I dëmtuar dhe nuk mund të jipet për shfrytëzime shekncore. Më 1977 këmbëngula se duhet të më lejohet dorëshkrimi “edhe nëse është I dëmtar sepse do të kujdesëm që mos të dëmtohet mëtej”. Më është lejuar ta lexojë në gjuhën “starosllovenski”, të cilën m` u tha se unë nuk ekuptoj edhe pse e dinin se kuptoj latinisht, por edhe lashtosllavisht. Ma në fund e kuptova qëllimin e tyre, sepse ato ditë kishte ca shkrime të akademikëve që polemizonin për Mesjetën, pikërishtë për dorëshkrimet e pabotuara në Hilendar.Tani (2018) nëse ndonjë shqiptar e kërkon këtë dorëshkrim, nuk e di çka do të ndodhë me që unë mirrem me historinë e shekujve XIX dhe XX. Por, ky shkrim botohet më tepër si informatë që studiuesit t` luftojnë për botimin e dorëshkrimeve të pabotuara për Skenderbeun, qoftë edhe me tendenca antishqiptare, e jo studiuesit të stacionohen vetëm te: Pal Ëngjulli (shkrimi I tij me qellim kishtar është skajuar diku-hb), Dhimitër Frangu apo Marin Barleti, prej të cilëve janë kopjuar shumë dorëshkrime, pra edhe ky që e prezentojmë si informatë këtu. Në çdo dorëshkrim ka gjëra të reja, edhe ky dorëshrshkrimi Serbian një kohë mednohej se është marrë nga ndonjë dorëshkrim rus, tani dihet se autori I ka pasë në dorë edhe Dh. Frangun edhe M. Braletin dhe shumë dorëshkrime tjera të shekullit XVI, sidomos.20.( 20. Teodosie, Povest Skenderbega.. nga faqja 8-41).

Këtë shkrim e botoi më tepër me qëllim të nxitjes dhe rreshtim të studiuesve të rinjë që hulumtimet Epoka e Gjergj Kastriotin Skenderbeun, sepse hulumtimet do të deshmojnë fakte të reja dhe kurrë nuk duhet të mbarojnë, sepse ato janë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Dubrovnikut, e ndonjë manstiri të panjohur, por edhe në Hilandar, Athinë, Peterburg, e sidomos në Stamboll.

Dorëshkrimi Serbian për Skenderbun vërteton

Autori I drshkrimit Serbian për Skedrerbeun pretendon objektivitet dhe nuk e mshefë lakminë për të provuar të nxjerr diçka “serbe” te personaliteti që e përshkruan. Por autori nuk mundet të arrijë asnjë levë konvertimi kombëtar apo rreligjioz dhe provon ta pshtjellojë me një emër që ka jetuar kohë më vonë. Dhe serbiani e bën këtë sepse “mali dhe fusha” (realiteti I Kastriotit shqiptar) janë më lartë se qielli, si realitet që mund të preket dhe të tregohet e vërteta edhe nga të tjerët. Kur e heton këtë mundësi, autori I dorëshkrimit Serbian (Teodosie) fillon të mendoi, flas e shkruaj më objektivisht, por në fund të çdo mendimi prap sharron edhe më thellë në qëllimin e tij falsifikues. Pra nuk është realitet se serbiani provoi të rrente. Por atë nuk mund ta bënte pa e ngirtur në qiellë nja 70 % të realitetit Skenderbegiuan, e nëse ia arrinë këtij qëllimi, përkatësinë popullore do ta kishte fare lehtë ta ndryshojë. Kështu del falli I tij prej qellimit që kishte e që e kanë të gjithë popat serbianedhe sot. Dhe, në këtë avanturë persiatjesh terthorazi provoi ta ngatrroi me një Skenderbe (Crnojeviq), por e vrejti duke përdorur krahasimin dhe pushoi së rrejturi,aty kah fundi I shkrimit. Iu kthue realitetit, por prap pa e harruar qëllimin konvertues kombëtar të kryeprotogonistit që nuk shterret kurrë si shqiptar.PO, nuk pati mundësi të nxjerr diçka nga prejardhja edhe për faktin se e ama e Skenderbeut nuk ishte arbanase. Por kur e kuptoi se Gjoni pretendonte pozitë mbretrore (princore një ditë) dhe me kanonizmat e atij niveli familiar mesjetar, ai nuk kishte të drejtë të “martohet me një arbanase”, sepse sojet e tilla ishin kudo te të njetit realitet, jo vetëm në Ballkan. Bje fjala asnjë sulltan nuk e ka nënën turke. Shembuj të tillë vijnë edhe deri te ditët e sotit për familjet mbretërore dhe princore. Autori e shtrone edhe këtë tezë indikative për të ardhur deri te kërkesa që ia kishte shtruar kisha duke pyetur: “a kanë shqiptarët në prag të shekullit XIX njohuri të mësojnë se kanë prejardhje ekskluzive vetëm: Pellazge, Thrakase, apo vetëm  ILire, apo prej të gjitha AND-ve nga pak. Nuk jep përgjegje, por e ulë kokën dhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun etrajton si “arbanas pa rrënjë”, ashtu si kishte luftuar kryeheroi, pra as si ortodoks, as si katolik, e as si musliman, por si arbanas, për ta trashëguar pushtetin e babait dhe për ta bërë Shqipërinë me fuqinë e armës-shigjetës, si armët më moderne të kohës.21.(21. Shiqo, Skanderbeg, 1916, broshurë, italishtë në 17 faqe).

Nrydhëjet fetare dhe plagët e shqiptarizmit në pambarim

E veteta, kur jemi te thyerjet fetare që ma së shumti e kanë coptuar Shqiptarizmin në Ballkan; dëmin më tragjik ia kanë shkaktuar ndrydhjet njëmbdhjetë shekullore a të rreshtohet Arbanasi me unijatizmin, me ortodokësin apo me Vatikanin-katolicizmin (shekuli I parë I Shën Palit e deri më 1054). Këtë ndrydhëje e kanë kthyer në plagë të pasheruar edhe Kryqzatat (për të cilat Gjergj Kastrioti Skenderbeu kishte mendim tejet negative, sidomos ndaj dy kryqzatave që I “drejtuan fëmijët”-hb, (shiqo A. Venedikut, dok, secret 1461/S, e zbuloi B. Hrabak më 1972-hb), që njëherë e shemben e dhe Bizantin (1202). Sipas argumenteve të pushtetit bizantin që ishte më tolerant në kultivimin e rreligjionit, se sa ai Rasian, apo sipas pushtetit Venedikas dhe Napolitan, shtypja rreligjoze në ish viset e Ilirisë, nuk ishet më tolerante, sikurse në viset tjera. Por, shembja e Bizantit nga Perandoria Latine më 1202-4 ( duke I krijuar tri shtete: Perandoria e Trebizantës në bregun juglindor të Detit Zi, e themluar prej lozës Komenëve; Perandoria e Nikesë  e themeluar prej Theodor Laskerit ; Perandoria e Epirit e themeluar nga Mëhilli I Parë,  i cili mbështetej edhe në faktorin arbanas te lozës së Konstandinit, prej së cilës lozë del stergjyshui I Kastriotit, Gjergji që ishte  gjyshi dhe Gjoni që ishte babai I Skenderbeut. Pra ky realitet i coptimit të Peraandorisë Bizantine nuk ishte tragjedi, por ishte pasojë e smundjes së një shoqërie të ndërtuar në intriga dhe afera triviale nga rrafshi I mizorive mbi kundershtarët rreligjioz dhe politik, tregoi se ajo prandori është e palgosur dhe Osmanlinjët e freskët të Azisë, e kishin të njohur atë mundje prandaj shfrytëzuan çdo mundësi, prandaj shfrytëzuan  atë shansë, e krijaun më 1453 Konstantinopojën në Stamboll, duke e shndërruar në kryeqytet. Kështu duhet konkluduar madhështinë e Luftës së Kastriotiti-Skenderbeut se ra perandria bullgare e Shishmanit më 1371; ra Pernadria e Car Dushmanit ( më vonë në moshën 7 vjeçare u quajtë Dushan nga ndrikulla Dusha Arbanasi. 22.(22. DASIP.”A. O”-Dorshkrimi I G. Ostrogorskit, Vizantinsko-Arbanski odnosi…, pad Konstadinopolja 1453, një vit pa u bërë 100 vjet kur këmba e parë turke shekli në Evropë më 1354. Kështu e kishin pelquar këshilltar e Sulltanit, se nëse do të bëheshin 100 vjet nuk mund ta marrim ma kurrë Konstantinopojën!’.).

Konkluzë: Në fillim (si kemi dokumentuar më lartë-hb) për popullin shqiptar ardhja e Osmanëlive si okupator klasik, në esence e ka shpëtuar këtë popull josllavë nga shfarosja si kolektivitet gjuhësor, ku feudali brengosej vetëm për pronën e tij, pra jo për përkatësinë etnike. Mbi këtë nivel arbanasit nuk paten fuqi të ngritën në nivel jashtëfeudal dhe mu për këtë sado që lufta e Skenderbut kundër Osamnlisë ishte e egër, e vështirë dhe në shumë raste tragjike, ajo luftë e themeloi konceptin e përkatpsisë popullore, e nevojës së një ttegu popullor dhe si pasojë do të sherbejë si mebrion për krijimin e një tregu unik kulturor dhe ekonimik që në Epokën e kapitalizmit do ta krijojë kombin shqiptar, ashtu sikurse procesi e themlimit të kombeve tjera. Tjeter çështje është realiteti pas dy apo tre shekujve me sielljet e Stambollit (Sulltanëve) ndaj shqiptarëve, e deri më 1922, kur somanlinjët përdorën çdo mizori dhe çdo padrejtësi ndaj synimeve të shqiptarëve, që të kanë culture, gjuhë dhe shtet sikurse fqinjët tanë.22-a(22-a.Shiqo vetëm: Kanunin e Dushanit I botuar në TETË variante në Beograd, dhe formo bindjen si trajtoheshin abrnasit nga pushtei I tij dhe paraardhsve të tij- trajtoheshin nëse nuk deklaronin dhe veprionin si ostrodoks, se do të shfarosen.

ÇKA PROVON TË VËRTETOJË DORËSHKRIMI SERBIAN ME POROSI TË KISHËS MË 1778?

 Sipas dorëshkrimit serbian, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte fëmiu ma I ri I Gjon Kastriotit. Me që fimëjët e tij kishin lindë me një grua  që atëbotë për shtresen princore ishte e ndaluar të martohet në fis dhe farë lashto- popullore, që i takonte, nga afërsia e locimit, Gjoni ishte martuar me një princeshë vllehe të cilën propaganda serbe provon ta përvetësoi si “serbiane”pas vitit 1557, kuptohet së pari nga popat e Hialndarit dhe ngritu pastaj e demnatoe kur nuk kishte mjetet tjera të informimit. E dihet se popat shkruanin, nënshkruanin dhe vulosnin “të vërtetën” fiktive.23.(23. Shiqo: Dionisije, Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun..f. 193).

Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun mjafton të thuhet se është një fotografi që ishte dje, është imazh sot dhe do të mbetet tragjikisht nesër se kur është fjala për shqiptarët dhe prisit e tyre do të frymojë me një kleronacionalizëm sa që shqiptarëve ua cakton limitet: kur kanë për të lindur dhe sa lindje kanë të drejtë t` I kanë, kur kanë për të vdekur, kur duhet me ra shi e kur bore në tokat e tyre, madje në pikë të verës nëse thot Serbia. Ja deri në këtë nivel ka ardhur sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, duke e mtastazuar spejgimi me rrena për  jetën shqiptare, nga ardhja e sllavëve rasian okupator në Ballkan.24.(24. Dr Rela Novakoviq, Odaklje su dolazili sllaveni na Balkan, Beograd, f.61/161).

Opinioni evropian një kohë të gjatë do të mirret me kryqzatat dhe pasojat e tyre, duke injoruar depertimin osamn (1354) në Ballkan, nga ngushtica e Bosforit. Rrezikun nga ky depertim Evropa sipas dorëshkrimit Serbian (1778), do ta vrejë vetëm kur jeniqerët u gjetën para Wjenës dhe kërcnuan shtetet e vogla në brigjet veriore të Mesdheut.24-a. (24-a. Çedomir Mijatoviq, Srpski rukopis o Skenderbegu, f. 12/3). Autori i dorëshkrimit në kontinuitet provon ta serbizojë Skenderbun dhe famen e tij shqiptare, prej luftetari trim dhe i pathyeshëm, për ta konvertuar në Serbian. Serbiani në dorëshkrim mundohet ta mbulojë realitetin me faktin se heroi kombëtar I shqiptarëve: “ishte shumë i popullarizuar të populli serb”.  Për t` ia dhuruar idesë tij falso forcën gënjeshtare, thot se shkrimin për Skendebun e ka nxierr nga një dorëshkrim I vejtër rus, për të humbur gjurmë se e kopjon nga dorëshkiemet e Frang Bardhit dhe Marin Barletit. Ky falsifikim del sheshazi se autori e ka viedhë përshkrimin nga autorët shqiptar: Pal Engjulli, Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti. Autori I dorshkrimit Serbian njëfar Teodosije (murg që ishte shkolluar në Rusi), e thot këtë për dy qëllime: 1. Për ta relativizuar latinishtën (Romën-Papën) dhe 2. Për të treguar se ja “rusët e gjithëfuqishëm pravosllavë janë përkujdesur për Skenderbun sepse “legalisht” I takon sipas “religjionit hemisferës bizantine”, kryekput me rrena bizantine.25. (25.shiqo: Teodosije, Dorshkimi I për Skenderbeun, f. 23; 63; 102;Arkivi I Hilandarit për varrosjen e vllaut Skenderbeut, material I siguruar nga B. Hrabak, I pabotuar, 1972/3.).

Dorëshkrimi është shkruar në gjuhën e kishës, pra jo në serbishte, sepse më 1778 nuk kishte gjuhë serbishte e as alfabet serb fare. Por, kishte gjuhë të shkruar lashtosllave (starosolvenski). Në dorëshkrim vrehen shumë rusizma që është një provë se asnjë prift Serbian, ato nuk i dinte e lere ma populli serb në komunikimin e  tij popullor. Një fakt tjetër që duhet theksuar te autori i dorëshkrimit (Teodosije-hb), është se aty përmendet Maqednonia si “tokë serbe”, “argument ky” që deshmon për një armiqësi në mes kishës ortodokse serbe dhe asaj bullgare, armiqësi kjo që është arbitruar nga Vaselena e Stambollit një kohë të gjatë edhe në mesjetë, por që është peshuar më së shumti nga kisha Ruse, kuptohet për primat të fuqisë. 26.(26.Teodosie, Shkrimi Serbian për Skenderbeun, f. 43).

Autori I dorëshkrimit (Teodosije-hb), mirret drejtë për derejtë me kthimin e Skenderbut në token e vet shqiptare, sidomos pse u vëndos në Krujë, nga ana e Dibrës. Në vijim autori flet për rënjen e Konstandinopojës më 29 maj 1453, ku koamndant ishte Gjeneral Ballabani me origjinë shqiptare. Në dorëshkrim përshkruhen lidhjet e Gjergj Kastriotit Skenderbut me Arqipeshkvinë e Durrësit, duke I përmednur Rasianët (pra jo serbët-hb), duke nxënë në gojë një smundje të Skenderbut, e cila do ta përcjellë deri në vdekje me metastazime jo evolutive por e aktivizuar sa herë që kishte lodhje dhe probleme me fatin e rreshtimit të tij, përkatësishtë fitoreve të tij, sepse nuk ishte mësuar të humbë kurrë. Gjergj Kastrioti Skenderbeu I kritikonte Kryqzatata sepse I njihte fare mire aftësitë në përdorimin e shpatës dhe shigjetës, I kuajëve në lëvizje nga popujtë e Anadollisë, Syrisë, Judesë dhe Arabëve në përgjithësi, sepse me ta ishte shkolluar dhe kishte luftuar në disa beteja. 27.(27.shiqo: Teodosije, Dorshkrimi…. f. 116; f. 183; Dokumente të Hilandarit, të komentuara nga B. Hrabak, kur e shkroi librin Eksportimi I drithërave nga viset e Skenderbeut gjatë shekullit XV-të- vitet 1430-1491.).

Në dorëshkrimin Serbian (1778) jipet një informatë subskribe se i pari ndër të parët për Skenderbeun ka shkruar Pal Ëngjulli, dhe se atë dorëshkrim (edhe publikim-hb) e ka pare Lukaria. Por ai shkrim është “zhdukur përfgjithëmonë”, nga shkaku se çdo liber që nuk ishte e shkruar latinisht ishte në “indeks librorum”, pra i ndaluar nga Vatikani-Papati. Si i tillë “që do ishte shkruar shqip”, me germa latine, shkrimi I Pal Ëngjullit, do jetë “humbur” si libër heretik dhe si tillë “është diegur dhe asgjë prej tij nuk ka mbetë”, që me siguri diku do të ketë mbetë!. 28.(28*shiqo aty- Dorëshkrimi…. f. 189; f. 196, f. 201: Mendimi jonë është se ai publikim I Pal Ëngjullit është dikund I ‘varrosur’, por nën embargo, ose në Vatikan, ose në Venedik apo Dubrovnik. Këtë informatë e kam marrur nga Prof Dr Stjepan Antoljak, historian dhe njohës I shkelqyer I burimeve latine dhe shkrimeve në alfabetet latine, siodmos nga arkivat e Vatikanit, Venedikut , Dubrovnikut dhe Zarës. Me siguri thoshte prof. Antolak, Shkrimi I Pal Ëngjullit në gjuhën shqipe ka mbetur në ndonjë manastir dhe i pret hulumtuesit permanent shqiptar.).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …