Ministri Shala nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me vendet e EFTA-s

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në Gjenevë, në prani të ministrave homologë të Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës, nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me këto 4 vende anëtare të EFTA-s. Ky dokument me rendësi strategjike për Republikën e Kosovës parasheh thellimin e bashkëpunimit ekonomik me EFTA-n dhe gjatë vitit 2019 edhe fillimin e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lire me vendet e EFTA-s. Ministri Shala ka thënë se është një moment i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe për ekonominë, pasi është një hap drejt rrugës për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë. “Ky është një moment i jashtëzakonshëm për ne si shtet, për ekonominë tonë, pasi është një hap para, në rrugën e duhur deri ta arrijmë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me këto vende. Një marrëveshje e tillë nënkupton që të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë të eksportohen në Zvicër dhe në vendet tjera të lartpërmendura pa asnjë taksë. Në vazhdën e punës tonë për ta promovuar prodhimin vendor dhe eksportin ne tashmë po hapim rrugë dhe po gjejmë partnerë dhe tregje të reja për produktet tona”, ka thënë ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …