Dialogu me Serbinë, duket se po iu merr shumë energji institucioneve në vend. Fokusi në këtë proces, që po konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit, po ndikon edhe në uljen e investimeve, vlerëson Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit. Ai thotë se Qeveria nuk po e ndihmon aq sa duhet tërheqjen e investimeve në Kosovë, sipas tij, krerët e qeverisë janë më shumë të fokusuar rreth dialogut dhe normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. Por Shahini vlerëson se edhe mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë ndikon negativisht në joshjen e investimeve të huaja. Ai thotë se asnjë vend nuk dërgon korporatat e tyre të mëdha për të investuar në Kosovë, pasi që sipas tij, nuk mbrohen të drejtat e tyre dhe nuk ka siguri për investitorët. Sipas kreut të AKB-së investitorët e huaj druajnë të investojnë në Kosovë edhe për shkak të problemeve të shumta që ka Kosova ndër to sipas tij janë politikat fiskale. Ai tha se pas masave të fundi që u janë vënë prodhimeve serbe, nga Qeveria prodhuesit kosovarë do të fuqizohet edhe më shumë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …