Adem Jashari Hamzë Jashari

Më 25 nëntor 1997 forcat e UÇK-së në krye me Adem Jasharin, sulmuan forcat e policisë serbe në Vajanik të Skenderajt

Në kalendarin e luftës së UÇK-së është shënuar  edhe data, 25 nëntor 1997, kur  luftëtarët e bërthamave të para të UÇK-së të drejtuara nga komandanti, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe, në fshatin Vajanik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje. Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në këtë fshat. Komandanti Adem Jashari me 10 luftëtarë kishte zënë prita në disa vende strategjike dhe pas katër orë luftimesh forcat e policisë u tërhoqën të mundura e të çorientuara.  Gjatë tërheqjes ato  kishin filluar të shtinin  me armë kundër banorëve, shtëpive e shkollave. Atë ditë, më 26 nëntor 1997, në fshatin Llaushë, forcat policore serbe  vranë mësuesin, Halit Geci, i cili u varros me një ceremoni madhështore më 28 nëntor 1997. Në ceremoninë e varrimit  të mësuesit martir, ku morën pjesë dhjetëra mijëra liridashës nga Drenica dhe mbarë Kosova, me urdhër të Adem Jasharit, dolën publikisht  për herë të parë tre përfaqësuesit e UÇK-së, Mujë Krasniqi, tani dëshmor, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Kjo datë shënon edhe daljen publike të UÇK-së dhe fillimin e luftës në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 11 qershor të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …